A shkaktojnë karotat alergji? Shihni ç’thonë ekspertët!

Një person mund të jetë alergjik ndaj çdo ushqimi. Një nga këto ushqime janë edhe karotat.  Karotat janë perime me vlera ushqyese të mëdha dhe të mbushura me beta carotene.  Edhe kjo perime mund të shkaktojë reaksione të rrezikshme dhe alergji.

Dritare.net informon se, alergjia ndaj karotave mund të jetë një element i sindromës alergjiko-gojore. Nëse një person ka një alergji të rëndë ndaj karotave, gjendja e  tyre mund të jetë serioze, veçanërisht nëse karotat janë të përziera me perimet e përpunuara. Për çdokënd, që ka alergji ushqimore, dritare.net sugjeron të vizitohet te mjeku, për të përcaktuar një dietë më të mirë ushqimore.

Në artikullin, që dritare.net sjell për ju do të shihni, simptomat dhe se çfarë duhet të bëni, nëse karotat ju shkaktojnë alergji.

Persona që kanë alergji nga karota, vuajnë shumë kur ajo përpunohet, d.m.th, skuqet, zihet etj. Simptomat e një alergjie nga karota, mund të jenë të lehtë dhe të rënda, por në shumë raste ndodh që nuk janë shumë të rënda.

LEXO DHE :  Nëse i hani këto 9 perime, do të shtoni në peshë!

Simptomat tipike përfshijnë:

-Një skuqje në gojë, gjuhë, buzë, veshë, sy ose fyt

-ënjtje në zonën e gojës

-një ndjenjë gërvishtëse në fyt

Herë pas here, simptomat mund të jenë të rënda dhe kërkojnë trajtim.

Nëse keni probleme me frymëmarrjen, lëkurë të fryrë, kollë, dhimbje fyti, teshtimë, ngushtësi në gjoks, dritare.net ju sugjeron të vizitoheni menjëherë te mjeku. Nëse karota ju bën alergji, ju duhet të mos i bëni këto gabime.

-Mos bashkoni kurrë karotat me perimet e tjera.

Image result for karota dhe perime pluhur

-lëngjet e frutave dhe perimeve i shmangi kur janë me përbërje karote.

-Njerëzit që kanë alergji nga karota nuk duhet ta hanë atë të përpunuar, ose me përbërës të tjerë, pasi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Trajtimi më i mirë për një alergji karote është, që të mos vihet në kontakt me perimet e tjera. Mjekët mund të rekomandojnë përdorimin e antihistamines për të kontrolluar ose zvogëluar simptomat e reaksioneve alergjike.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.