A po shkohet drejt luftës me Rusinë?

Nga Dritan Hila

Dëbimi i 60 diplomatëve amerikanë nga Rusia, është hapi përshkallëzues i konfliktit të perëndimit me Rusinë. Është një rast pa precedent ky në të shkuarën i cili megjithatë nuk ka ngjallur shqetësim të madh në perëndim, le të themi aq sa me Korenë e Veriut.
Perëndimi gjithmonë ka pasur një mardhënie të çuditëshme me Rusinë. Megjithëse janë të së njëjtës racë dhe i përkasin krishtërimit, kanë qenë gjithmonë në një distancë të kontrolluar me njeri-tjetrin. Dashuri? Kurrë.

Hapësira ruse ka qenë fushëbetejë e suedezëve, polakeve, francezëve dhe gjermanëve. Për të vazhduar me mongolët dhe turkmenët. Historia e Rusisë është një histori mbrojtjeje dhe ekspansioni. Por sa herë fuqitë evropiane kanë qenë në konflikte të bllokuara, ka qenë ndërhyrja ruse ajo që ka zhvendosur balancën e fitores.

Shteti më i madh i botës ka në themelet e tij kulturën perëndimore. Oborri i carëve të Rusisë ka qenë strehë e iluministëve dhe intelektualëve francezë. Arkitektura është mbizotëruese italiane. Ushtria moderne që në fillimet e saj ishte me ndikime të forta gjermanike dhe një pjesë e madhe e gjeneralëve vinin prej andej, ashtu si edhe shtëpia perandorake. Shën Petërburgu është imitim i Venecias. Pa piktorët rusë, botës do ti mungonte shumë; Çehovi dhe Gogoli, janë themeluesit e letërsisë moderne evropiane. Ndërsa shkenca ruse i dha botës  ¼ e shpikjeve, shkruan Enzo Biaxhi tek “Lubjanka”. Perandoria e cila ka me dhjetra popuj në gjirin e saj ka edhe një kulturë të elaboruar integrimi, ekspansioni dhe vetëpërmbajtjeje.

Atëhere pse është gjetur armiku tek Rusia? Cili është shkaku që perendimi lufton të ngjashmin e saj? Përgjigjet mund të jenë me qindra dhe secila thotë një pjesë të së vërtetës. Por ndoshta në themel është shkaku se në qindra vjet fqinjësi, luftëra dhe armiqësi, e dinë që asnjëra prej palëve nuk do ta kalojë vijën e kuqe. Fundja perëndimi e di se me shkatërrimin e Rusisë nuk zgjidh asnjë problem, përveçse krijon një pluhurnajë mikroshtetesh, tribush dhe hapësirash pa zot, të cilat do të duhet ti administrojë. Dhe nuk do të zgjidhi asgjë, sepse pas Rusisë vjen Kina dhe pas Kinës, India. Ndersa Rusia e di se nuk eshte aq e zonja sa te pushtoje perendimin. Ndoshta është një lojë për të krijuar dypolaritetin e një botë që nuk po mundet të gjejë ekuilibërin e saj pas luftës së ftohtë. E kundërta do jetë çmenduri./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.