A po planifikohet një takim Rama- Trump në Bruksel? Ja çfarë thotë Bushati!
Dritare.net
“Mesazhi parë ishte përfundimi sa më parë i reformës në drejtësi, që ashtu si BE kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës. Mesazhi i dytë ishte pjesëmarrja e gjithë aktorëve politikë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira”, u shpreh Bushati.
Ministri foli edhe për samitin në Bruksel që do të zhvillohet në fund të majit, ku sipas është një mundësi e mirë për vendosjen e kontakteve dhe zhvillimin e takimeve.
“Për pak javë do të shkojmë në një samit, që zhvillohet në Bruksel. Është herët të flitet për samitin dypalësh dhe takimin Rama- Trump. Por ky samit do të jetë një mundësi e mirë për takime me zyrtarë të tjerë”, u shpreh Bushati.
Të hënën e kaluar ishte i ftuar në #DritaremeRudinën, kryeministri Edi Rama, i cili nuk e mohoi një takim të mundshëm me presidentin e SHBA-ve. /dritare.net