A po bie Shengeni?/ Austria paralajmëron masa të ashpra për kufirin
Dritare.net
Merkel ka njoftuar se marrëveshja përfshin krijimin e qendrave të tranzitit, për të dërguar azilkërkuesit tashmë të regjistruar në vendet e tjera të BE-së ku kanë aplikaur më parë, ose në Austri.
Merkel ka thënë se regjimi i ri kufitar do trajtojë emigracionin sekondar në kufirin gjermano austriak. Duke e përshkruar si një “kompromis të mirë”, Merkel pretendon se do të sigurojë parimin e lëvizjes së lirë brenda vendeve të BE-së, duke lejuar Gjermaninë të marrë masa për të kufizuar ardhjen e emigrantëve.
Por, regjimi i ri kufitar i vendosur nga Merkel ka sjellë edhe reagimi ne menjëhershëm të Austrisë.
Kancelari Kurtz në një deklaratë për media ka lajmëruar se Austria është e gatshme për të marrë masa mbrojtëse në kufirin e saj me Italinë dhe Slloveninë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri paralajmërimin e fortë teksa tha se zona e lëvizjes së lirë “Schengen” mund të mos ekzistojë më, pasi Italia refuzoi të nënshkruante politikën e emigrantëve, gjatë takimit të javës së kaluar në BE./ I.M-Dritare.net