Përplasja e sotme mes Ambasadorit të SHBA Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, është i paprecedent në historinë e diplomacisë botërore. Asnjë ambasador, qoftë ai i Stalinit në ish vendet satelite apo i perandorive të mesjetes apo lashtësisë në vendet vasale, nuk kanë bërë gjeste të tilla publike. Eshtë shkelje e hapur e sovranitetit të vendit dhe e misionit të diplomatit në vendin pritës. Aq më shumë që bëhet kundër një shtylle që vetë teoria e shtetit e quan shtyllën e tretë të tij.
Ambasadori Donald Lu me këtë dalje ka rrezikuar shumë nga posti i tij. Në çdo vend normal do të konsiderohej “non grata”, qoftë në mënyrë demonstrative apo duke i prerë rruget e kontakteve dhe mos u takuar nga përfaqësuesit e shtetit. Nëse e ka bërë me kokën e tij, i nisur nga afera financiare, siç e akuzoi edhe Prokurori i Përgjithshëm, atëhere i ka vënë kapak karierës së tij. Sado përbuzje të ketë Departamenti i Shtetit i SHBA për Shqipërinë, nuk mund ta tolerojë një sjellje të tillë.
Por kjo edhe mund të ndodhte, nëse Donald Lu do të ishte diplomat politik. Por ai është karriere dhe nuk mund t’ia lejojë vetes. Është një nderhyrje që e ndërmarrë pa orientim nga Uashingtoni, do të ketë pasoja jo vetëm disiplinore por edhe penale. Ndaj lind dyshimi i fortë dhe besueshëm se i ka ardhur në majë të hundës vetë shefave të Lu. Sepse do të ishte e pa imagjinueshme një sjellje e tillë edhe në momente tranzicioni, pa qenë i kodifikuar në dokumentet bazë të vijësjelljes së këti institucioni ndaj Shqipërisë. Edhe fantazitë për ndikimine Fondacionit Soros në vijën e sjelljes të Donald Lu, janë detaje por jo të tilla që mund të çojnë në qëndrime të tilla drastike. Fondacioni Soros ka formuar një klasë intelektualësh të cilët rrinë bashkë për shumë faktorë dhe nuk mund të abstagohet se këta individë shfrytëzojnë miqësitë për promovuar dhe shpërblyer njeri-tjetrin. Ashtu siç eksponentë të tij mund të kenë marrë pjesë në hartimin e reformës. Por nuk mund të arrijnë deri aty sa të çmendin një ambasador.
Dhe thënë gjithë këto, qëndrimi i Donald Lu është ai i vetë SHBA, të cilës i ka ardhur në majë të hundës me këtë klasë politike gjithë vese. Mënyra që kanë gjetur që ta shfarosin me shpatën e drejtësisë, ha diskutim dhe shumë njerëz nuk e shoh si më të mirën. Por kjo është zgjedhja e amerikanëve.
Sa i takon Llalës, është një diskurs i gjatë. Ajo që nuk mund të përjashtohet është qënia fajtor i tij për gjendjen ku është sistemi i drejtësisë ku ai ka një rol jo të vogël. Ndërsa pak gjë por e sigurtë është se i ka hyrë një beteje që nuk do të mbyllet në fundin e javës. Ka mprehur brirët me perandorinë. E cila në historinë e saj ka treguar se edhe nëse kërkon falje, e bën pasi të ka dalë bari mbi varr. Dhe çka është më e rëndësishme, nuk preferon të inkasojë humbje edhe kur e ka gabim. Duhet të llogarisë që do të jetë vetëm. Asnjë nga politikanët nuk ka për ta mbrojtur në betejën finale./dritare.net