A ishte strategji politike? Paloma ndahet nga bashkëshorti ish-President

Angélica Rivera, ose aktorja mjaft e njohur Paloma e serialit “La Gaviota”, është ndarë nga bashkëshorti i saj, ish-Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto, dy muaj pasi ky i fundit mbaroi mandaten e tij.

Por, ndarja e çiftit ka sjellë mjaft  reagime në Meksikë, dhe analistët politikë thonë se martesa e tyre ka qenë vetëm për reklamë, dhe rritje të popullaritetit të Presidentit.

Në mesazh të shkurtër të publikuar në mediat sociale, Rivera tha se ka bërë të pamundurën për ta mbajtur gjallë martesën e saj, por “është një situatë e dhimbshme”.

LEXO DHE :  SPAK, aplikojnë edhe 5 prokurorë të tjerë

“Sot, e gjithë energjia ime, forca dhe dashuria janë fokusuar në vazhdimin e të qenit nënë e mirë, në rikuperimin e jetës dhe karrierës profesionale”, – shkruante Rivera.

Pena Nieto dhe Rivera u martuan në vitin 2010, kur ai ishte guvernator i shtetit të Meksikës. / I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.