A foli Gent Cakaj për ndryshim kufijsh? Ja videot!

Të enjten presidenti i shtetit, Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, pasi sipas tij Cakaj ka shprehur qëndrim të papërshtatshëm në lidhje me çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në lidhje me këtë deklaratë, Meta u mbështet te një emision i Baton Haxhiut, ku i ftuar ishte Gent Cakaj. Në emisionin e plotë shihet se, Cakaj nuk ka dhënë qëndrim pro apo kundër çështjes së kufijve. Ndërkohë, në analizën që Cakaj bën në emision, bën dallimin mes qëndrimit të tij personal dhe pozitës zyrtare të qeverisë për këtë çështje.

“Për të qenë i drejtë, po bëj diferencën mes pozitës zyrtare të Shqipërisë dhe opinionit tim personal për çështjen. Sa i takon qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, Kryeministri Rama është skajshmërisht i rezervuar për t’u shprehur pro ose kundër për këtë çështje për shkak se ajo është ende subjekt i tensioneve të brendshme dhe është jashtëzakonisht problematike për një figurë që të pozicionohet karshi një operatori politik në Kosovë.“,- shprehet Cakaj.

LEXO DHE :  Bardhi: Dorëheqja e Presidentit Meta nuk e zgjidh krizën politike

Sjellja e duhur do ishte një vështrim kritik dhe analizim i kujdesshëm në procesin e dialogut. Parimi i parë është kultivimi i politikave të brendshme nga vetë Kosova dhe Shqipërisë i takon ta mbështesë pakushtëzueshëm atë. Unë personalisht jam jashtëzakonisht skeptik që marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës do të realizohet deri në Maj të 2019.”,- thotë më tej Cakaj.

Në një tjetër emision, Cakaj tha se, Shqipëria nuk mund të mbajë një qëndrim të zyrtar në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve.

 “Heshtja e deritanishme e kryeministrit shqiptar për këtë çështje shpesh herë është keqinterpretuar në media si pjesëmarrje e tij në prapaskena, por realisht kjo është për fazën fillestare një qasje e përgjegjshme dhe e kujdesshme politike, për shkak se një kryeministri shqiptar nuk i takon të hyjë në çështjet e brendshme në Kosovë, kur ka një tension të brendshëm.”,- tha Cakaj./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.