A është Shqipëria si Kolumbia? Ja çfarë thotë gruaja që u mbajt peng nga rebelët!
Dritare.net
Unë iu përgjigja duke i thënë se isha shumë e prekur që ata më kujtonin në këtë dite, por u kërkova që ta lënë dhimbjen në qetësi, sepse akoma dhemb”, u shpreh Ingrid Betancourt. Ne 6 vitet larg njerëzve të saj, Betancourt rrëfen se shpesh herë mendonte se nuk do dilte dot e gjallë. “Ishte një si zhurmë në kokën time, e cila çdo herë që unë mendoja se nuk do dilja dot e gjallë, shihja imazhin e fëmijëve të mi dhe thoja: Do të kthehem. Do te kthehem. Nuk ka rëndesi si, por unë do te kthehem”, tregon Betancourt. Por ishpolitikania kolumbiane, ka dhe një mesazhe për politikën shqiptare dhe paralelizmave që hidhen herë pas here duke e quajtur Shqipërinë “Kolumbinë e Europës”.
“Nuk besoj që është e vërtetë. Ekuacioni i Kolumbisë ishte shumë i komplikuar. Por ajo që mund të them është që duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm gjithmonë, sepse demokracia është në të vërtetë leva jonë për drejtësinë. Na duhet një sistem drejtësie, në çdo vend të botës, që nuk i bindet politikës. Prandaj është kaq e rëndësishme pavarësia e tre pushteteve.
Ne na duhet pavarësia. Mënyra se si caktojmë gjyqtaret, është thelbi”, thotë Betancourt. Këtu kandidatja për presidente thotë se ngjashmëritë mes dy vendeve mund të gjenden. “Në Kolumbi ne kemi provuar shumë mënyra, sepse e kemi atë problem. Shtete të tjera bëjnë gjera të tjera. Por për sa kohe te keni një polici të pastër, shkëmbim të mirë të informacioneve me fqinjët tuaj dhe të bashkëpunoni me ta, për sa kohë të keni politikane të përkushtuar që mos të kenë lidhje me mafian, e cila nënkupton, mos marrjen e parave të mafias për t’u zgjedhur. Kjo është bërthama e të veprohet shpejt, sepse nëse kanceri ju prek, atëherë do të keni metastaza dhe një vend të tërë që mendon në mënyrë tjetër, kur njerëzit e mirë mendojnë që e vetmja mënyrë për të qenë i suksesshëm, është që të bëhesh i keq”, shprehet Betancourt. / Top Channel