A është manikyri burim kanceri? Dermatologët zbulojnë rreziqet
E Premte 7 Korrik 2017, 14:02
Dritare.net
Ekspozimi ndaj rrezeve të rrezikshme, jo më kot ka shqetësuar vajzat e reja, sepse mund të sjellë plakjen e parakohshme të lëkurës së duarve apo të zhvillojë kancerin e lëkurës. Edhe në rastet e një manikyri të thjeshtë, përdorimi i veglave të pa dezinfektuara mund të shkaktojë baktere apo myk.
Dermatologët Dr Marie Jhin dhe Jackie Dosal këshillojnë vendosjen e dorezave gjatë bërjes së thonjve, apo lyerjen e duarve me krem me faktor mbrojtës ndaj diellit, jo vetëm për mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të furrës së xhelit, por edhe për të shmangur plakjen e lëkurës./Revista Psikologjia