A ekziston një botë tjetër? Astronautët kapin valë radioje misterioze në galaktikë

Astronomët kanë zbuluar detaje të sinjaleve misterioze që dalin nga një galaktikë e largët, të kapura nga një teleskop në Kanada.

Natyra dhe origjina e saktë e shpërthimeve të valëve të radios nuk dihet.

Ndër 13 shpërthimet e shpejta të radios, të njohura si FRBs, ishte një sinjal shumë i pazakontë i përsëritur, që vjen nga i njëjti burim rreth 1.5 miliardë vite dritë larg.

Një ngjarje e tillë është raportuar vetëm një herë më parë, nga një teleskop tjetër, në histori.

LEXO DHE :  Momentet më qesharake të Mbretëreshës Elizabeth, të fotografuara rastësisht

“Nëse përsëriten sërisht, dhe nëse kemi të tjera burime në dispozicion,  mund të jemi në gjendje t’i kuptojmë këto puzzla kozmike – prej nga vijnë dhe çka i shkakton ato.”tha Ingrid Stairs, një astrofizik nga Universiteti i British Columbia (UBC), shkruan Dritare.net, raporton BBC.

Ekzistojnë një numër teorash rreth asaj se çfarë mund t’i shkaktojnë ato, por ende nuk ka një teori të saktë dhe të besueshme./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.