A duhet t’i ngrohim ushqimet në mikrovalë?

Çdo kuzhinë nuk mund të bëjë pa një mikrovalë. Është e shpejtë, ngroh ushqimet shpejt dhe u jep shije të mirë etj. Pothuajse të gjithë ne  e përdorim. Por a është e shëndetshme të përdorim mikrovalën?

Disa studiues kanë thënë se, futja e ushqimeve në mikrovalë,  mund t’ju shkaktojë kancer dhe rreziqe të tjera. Për studiuesit, llamba e mikrovalës lëshon një rrezatimi elektromagnetik i ngjashëm me rrezet radioaktive dhe dritat infra të kuqe. Edhe pse njihet si e sigurt, interneti sot është mbushur me artikuj rreth rreziqeve që na sjell futja e ushqimit në mikrovalë.

Nëse e mendoni mikrovalën si ‘furrë vrasëse’, atëherë dritare.net ka një  lajm të mirë për ju. Mikrovala nuk është kanceroze, për sa kohë që e ngrohni ushqimin si duhet. Vendosja e ushqimeve të papërpunuara në mikrovalë, përfshirë ngrohjen dhe ftohjen, çon në ndryshime të mëdha fizike, përbërjen kimike dhe vlerat ushqyese. Nëse ushqimet e humbasin shijen, ose vlerat  ushqyese, kjo ndodh pasi ju keni përdorur një temperaturë të lartë në mikrovalë, ose kanë shumë kohë që janë gatuar.

LEXO DHE :  Foto/ Aksidenti në Qafë-Thanë, dëshmitari: Nxënësit u hodhën nga dritarja

Dritare.net ju këshillon ta kombinoni mirë kohën, me temperaturën, në mënyrë që të ruani më shumë vlerat ushqyese, dhe përmirësoni kështu edhe shijen, cilësinë dhe ngjyrën e ushqimit./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.