A do të takohet Rama me Trump në Bruksel? Ja çfarë shkruan kryeministri!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, i thirrur nga shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini. Mbrëmjen e së mërkurës, ai ka zhvilluar një darkë me kryeministrat e tjerë të Ballkanit. Rama shkruan se takime të rëndësishme e presin edhe ditën e sotme.

“Dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli ku pas takimeve mbrëmë, me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO­s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera”­ shkruan Rama.

LEXO DHE :   5 gjërat që mund të pastroni me vajin e ullirit!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.