A bëhen super pushime me pak lekë në Shqipëri?

Të planifikosh pushime të mrekullueshme në Shqipëri, jo detyrimisht duhet të planifikosh edhe një buxhet të majmë.

Në vendin tonë, me një natyrë të mahnitshme, bregdete të mrekullueshme e vende të tjera mbresëlënëse, mund të udhëtosh e të shijosh në maksimum pushimet me pakë lekë.

Pikërisht, në lidhje me pushimet e lira, ka shkruar në instagram edhe gazetarja Fatma Haxhialliu.

Ajo shkruan se në vendin tonë mund të bëhen pushime me pak lekë, por se si mund të bëhen këto pushime, lexoni statusin e saj:
“A behen super pushime me pak leke ne Shqiperi?
Po te marresh nje cante shpine e ne vend qe te gjesh vendet me luksoze per te bere check in, te dalesh te ekspolorosh kete vend, as vet nuk do e besoni sa shume do kenaqeni. Harroni shezlongun 20mije leke dhe omletat 900 leke, dilni dhe vizitoni gjire te virgjera, ne vend qe te kerkoni hotelet me yje e xixa provoni te flini ne tende e te shikoni yjet, provoni mikpritjen e vendasve qe hapin dyert e shtepive per pushuesit, per pak leke.
Ndihmoni bizneset e vogla familjare, provoni te hani peshkun e fresket te gatuar ne qymyr nga peshkataret te ajo barakja e kashtes, shkoni te restoranti i shtepise, ku gatuan nje gjyshe ose amvise me duart e arta.
Jam dakord te denohen abuzuesit, mashtruesit qe po e rrenojne turizmin e ketij vendi te bekuar. Bojkotoni sherbimet e fodulleve, bojkotoni vjedhjet qe behen hapur, por mos bojkotoni natyren e bukur te Shqiperise!
Na ka bekuar Zoti, nuk ka me te bukur se ky vend ❤”-shkruan ajo./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  17 fustane që mund t'i vishni gjatë Krishtlindjeve


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.