90 vite Oscar/ Disa kuriozitete që nuk i dini
Dritare.net
Mes 68 të vlerësuarve me Oscar-in e Regjisë më të Mirë ka vetëm një grua. Një e vetme. Kathryn Bigelow që fitoi në vitin 2010 me filmin “The Hurt Locker”.
Gjithnjë duke qendruar në temën e boshllëkut të madh hollivudian mes gjinive, janë 16 gratë që kanë drejtuar këtë mbrëmje, ku e fundit ishte Ellen De Generes si dhe autore e “selfie” që ka marrë më shumë “retweet” në histori duke arritur tre milionë e 400 mijë. Nga ana tjetër janë 59 burrat që kanë prezantuar “Academy Awards”.
Meryl Streep është aktorja që ka marrë më shumë nominime, mban një rekord prej 22 kandidimesh, ndërsa nga burrat ësht Jack Nicholson që ka grumbulluar 12 nominime.
Fjalimi falenderues më i kërkuar në Google? Ai i Leonardo DiCaprio në vitin 2016. Në fund të fundit prej sa kohësh kemi pritur që të shihnim Jack-u e Titanikut të merrte këtë çmim? Fjalimi i tij që përqëndrohet në temën e ndryshimit klimatik ka më shumë se 11 milionë shikime në “YouTube”. Madje Oscar-ët janë një rast për të parë bashkë sërish DiCaprio dhe Kate Winslet, që vazhdojnë të jenë një çift ikonë.
Rekordin e çmimeve të fituara e mban shtëpia e fimave “Walt Disney”, me 22 statuja.
Italia ka një rekord shumë të rëndësishëm, është vendi me më shumë Oscar të fituar në kategorinë e Filmit më të Mirë të Huaj (14 statuja dhe 32 nominime).
Për vitin 2018, “The Shape of Water” i Guillermo Del Toro është filmi me më shumë nominime (13), ndërsa nëse shohim nominimet në kategoritë individuale, 75% janë burra.
Sërish të temën e diferencës burrë-grua edhe pagesat ndryshojnë ndjeshëm. Aktori më i paguar në vitin 2017, Mark Wahlberg, arriti një vlerë prej 68 milionë dollarësh, ndërsa gruaja më e paguar Emma Stone vetëm 26 milionë dollarë.
Kjo diferencë mes gjinive është një problem i vjetër, mjafton të mendohet që Hilary Swank, kur fitoi Oscar-in e saj të parë si Aktroja më e Mirë në vitin 2000 me filmin “Boys Don't Cry”, ishte vetëm 24 vjeç, nuk ishte aspak e famshme dhe fitoi vetëm 3 000 dollarë për atë film.
“Kisha një çmim Oscar dhe asnjë sigurim shëndetësor”, tregon aktorja.
Mes dhjetëra kurioziteteve të këtyre 90 viteve, në vetë faqen internet të “Academy Awards” lexohet se në vitin 1934 filmi i Frank Capra, “It Happened One Night” me Claudette Colbert dhe Clark Gable arriti të fitojë të pestë Oscar-ët më të rëndësishëm, atë të Filmit më të Mirë, Aktori më i Mirë, Aktorja më e Mirë, Regjia dhe Skenari më i mirë.
Në vitin 1940, Hattie McDaniel, për rolin e saj në filmin “Gone with the wind”, fitoi Oscar-in si aktorja më e mirë joprotagoniste, i pari që i është dhënë ndonjëherë një afro-amerikaneje.
Ndërsa filmi “The Artist” në vitin 2011 ishte i pari film pa zë që fitoi Oscar si filmi më i mirë pas “Wings” në vitin 1927. Mes kujtimeve më interesante ndodhet edhe mini Oscar-i që iu dha në vitin 1934 vogëlushes Shirley Temple, për filmin “Curly Top”./ANSA/Përshtati Gent Sinani-Dritare.net