9 ushqimet që deri tani i keni larë gabim
Dritare.net
Njerëzit mundohen që të ushqehen në mënyrën më të shëndetshme të mundshme. Por ndonjëherë nga mungesa e informacionit gabojnë në disa gjëra, duke menduar se po i bëjnë mirë. Larja e ushqimeve është më kryesorja nga të gjitha, sepse është procesi i parë që nis me të ushqyerit shëndetshëm. Ne mendojmë se i kemi larë në mënyrën perfekte frutat ose perimet, por në fakt jemi gabuar shumë në mënyrën se si i kemi larë ata. Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa nga produktet që vazhdojmë ti lajmë në mënyrën e gabuar.
Frutat dhe perimet e grira
Nuk mund ti lani fruta apo perimet pasi i keni grirë, dhe i keni bërë gati për t’i gatuar. Dritare.net ju sugjeron që t’i lani perimet dhe frutat vetëm para se të filloni t’i grini.
Orizi
Të gjitha llojet e orizit duhet të shpëlahen 3-4 herë para gatimit. Rreziku kryesor nuk është te pluhuri që ne e kemi menduar, por orizin e mbulon një shtresë niseshteje.
Midhjet
Nëse keni dëshirë të gatuani një vakt me produkte deti, duhet të bëni shumë kujdes në momentin kur ju i lani sepse ato mund të jenë të mbushura me rërë ose zhavor. Përndryshe i bie që të hani vetëm mbeturina.
Qumështi dhe nënproduktet e tij
Produktet e bulmetit duan shumë kujdes gjatë ruajtjes dhe përdorimit seose mund t’ju shkaktojë sëmundje. Tani të gjithë njerëzit në zonat urbane janë konsumatorë të qumështit dhe produkteve të tjera, që blihen në markete që nuk janë 100% bio, prandaj kur ju blini shishet e qumështit ose kosit sugjerohet që para se t’i hapni për t’i konsumuar lajini nga jashtë sepse ato shishe mund të jenë prekur nga shumë njerëz duke kaluar dorë më dorë. Dhe për pasojë bakteret e kanë më të lehtë t’ju dëmtojnë juve.
Peshk
Temperaturat e larta vrasin të gjitha bakteret në mishin e peshkut, dhe nëse piqni peshkun e pa pastruar, ekziston rreziku i përhapjes së baktereve në të gjithë kuzhinën tuaj. Dritare.net ju këshillon që të pastroni shumë mirë edhe duart, bordin prerës dhe thikën që keni përdorur për të prerë peshkun. Nëse nuk dini si ti pastroni, zgjidhja më e mirë është që të merrni një limon të freskët dhe do shikoni që gjithçka do kthehet si në fillim.
Lakra
Lakrat duhen të lahen në të gjithë sipërfaqen e tyre para se të grihen. Gjatë larjes ju duhet t’i prisni edhe pjesët e vyshkura apo të dëmtuara, dhe gjithçka do jetë në rregull. Një mënyrë tjetër shumë e mirë për të pastruar lakrën e kuqe është që të mbushni një lavaman me ujë të pastër shtoni pak uthull dhe lëreni për disa minuta, pastaj mund ta konsumoni lakrën pa asnjë lloj problemi.
Pijet energjike
Nuk ka njeri që nuk dëshiron të konsumojë pije energjike gjatë ditëve të nxehta të verës. Por ashtu si edhe me shishet plastike të qumështit mos e pini nga kanoçja pijen energjike, sepse pluhuri është në të gjithë pjesët sipërfaqësore të saj. Ose konsumojeni me një pipë pijen ose, kalojeni në një gotë plastike.
Sallat jeshile
Të gjitha zarzavate janë jashtëzakonisht të shijshme dhe të shëndetshme. Por, kur bëhet fjala për sallatën, duhet ta lani shumë mirë atë. Për të hequr qafe rërën ose papastërtisë në gjethe, ju duhet t’i kaloni të gjitha gjethet e sallatës në duart tuaja dhe t’i lini ato në ujë të pastër të ftohtë për disa minuta. Kjo është mënyra më e mirë si të pastroni sallatën jeshile.
Molla
Nëse dëshironi të hani një mollë duhet ta lani shumë mirë atë. Studimet tregojnë se nëse i lini frutat në ujë dhe sode buke për 12 minuta, shumica e kimikateve do të largohen nga ato, dhe nuk keni pse shqetësoheni më për frutat që po hani./A.C/dritare.net