9 trende jashtë mode, që duhet t’u thoni lamtumirë

 

 

Gratë janë të çmendura pas modës, dhe duan të ndjekin tendencat më të fundit.  Janë shumë të kujdesshme për gardërobën e tyre dhe puna e tyre është të seleksionojnë rrobat  të dala mode duke i zëvendësuar me rrobat më të fundit.

Dritare.net ju sjell sot në këtë artikull një listë të rrobave që nuk përdoren më, dhe kështu ju vajza do jeni më të orientuara drejt rrobave duhen dhe nuk veshur.

Shalle të mëdha

Keni pasur ide të gabuar nëse keni menduar se shallet që mbulojnë jo vetëm qafën por edhe supet të bëjnë të dukesh komode. Sepse përmasat e mëdha shallit shtrembëron format e trupit tuaj.

Xhinse të bardha

E bardha është trendi më i pëlqyer nga  gratë. Por në shumicën e rasteve, ky stil duket i mirë vetëm për gratë me një trup të përsosur dhe është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje edhe ngjyrës.

 

Rrobat me lule

Në vitet e fundit, printimet me lule në  veshje  është përhapur shumë. Por tani kanë dalë jashtë mode. Prandaj dizajnerët e modës përpiqen të shmangin elementët me lule dhe preferojnë rroba pa modele me lule. Mos rrezikoni duke bërë blerje të tilla.

Pallto të gjata dhe bluza të ngushta

Megjithëse këto mantelet janë ende trend, ata duken mirë kryesisht në gratë e dobëta, prandaj nëse keni pasiguri për format tuaja, duhet ët bëni kujdes, kur doni të blini veshje të tilla. Kjo pallto thekson belin dhe duket shumë magjepsëse. Por gjetja e rrobave që përshtaten me të është një sfidë e vërtetë.

LEXO DHE :  Horoskopi i javës 17- 23 dhjetor 2018

Xhaketa, prej leshi apo lëkure?

Ky trend ishte shumë i përhapur para disa kohësh, por shumë shpejtë doli nga moda. Palltot prej leshi duken shumë të lira, dhe janë shumë të vështira për tu kombinuar. Rrobat klasike janë zgjedhja më e mirë, dhe të ndihmojnë në kombinimin me rrobat e tjera. Lëkura është ajo çfarë duhet të zgjedhësh, sugjeron dritare.net

Print leopardi

Stilistët gjithmonë kanë qenë të sigurt kur kanë nxjerrë trendet më të fundit me printime të kafshëve. Janë të shtrenjta por duken elegante. Nëse vendosni të vishni këto rroba, zgjidhni pëlhura me cilësi të lartë dhe i kushtoni vëmendje elementeve të tjera të veshjes suaj.

Geta të ngushta

Nga e gjithë gama e industrisë së veshjeve, janë të vetmet aksesorë që kanë dalë mode prej kohësh, dhe me ndryshimin që ka ndodhur te veshjet, nuk janë më të nevojshme. Bëni mirë mos i vishni nëse doni të dukeni bukur.

 Pantallona me  shirita

Pak kohë më parë, pantallonat me vija ishin shumë të kërkuara, por tani është koha për të zgjedhur modele që duken klasike në çdo ambient.

 Pantallonat me zinxhir prapa

Edhe për vetë vajzat ishte diçka e çuditshme ky lloj stili. Duken vulgare dhe nuk janë aspak të rehatshme. Edhe pse ishte një nga trendet më të fundit, nuk u pëlqye dhe s’është shumë i përdorur./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.