9 sendet që kanë një detaj të zgjuar, por asnjëherë nuk e kishit ditur për çfarë shërbejnë

Ka disa gjëra që i shohim çdo ditë  në sendet që ne përdorim dhe asnjëherë nuk kemi ditur për çfarë shërbejnë.  Ndonëse nuk jeni njerëz kureshtar, por ka nga edhe nga ata që duan të dinë rreth këtyre gjërave.

Dritare.net në këtë artikull ju sjell 10 detaje që asnjëherë më parë nuk keni arritur të kuptoni për çfarë shërbejnë.

Një vrimë më tepër në atlete  

Gjithmonë një vrimë që është e veçuar nga të tjerat te atletet nuk e keni përdorur, por në fakt ajo është shumë e domosdoshme për të mbrojtur kyçin e këmbës, nëse do kaloni lidhësen edh ete kjo vrimë anësoret e atleteve do puthiten më mirë rreth këmbës.

 Një formë cilindrike te kabulli i laptopit 

Ky cilindër i çuditshëm për ju përmban një  pjesë të materialit magnetik. Ky cilindër ndihmon në reduktimin e zhurmave që krijon pajisja.

Ju ka çuditur ky detaj i këmishës

Normalisht që është vënë aty për një qëllim. Ajo shërben që ju ti varni rrobat tuaja kudo që të mundeni, edhe nëse nuk keni një varëse të veçantë rrobash.

Pjesa blu e një gome

Në fakt ne të gjithë qenkemi gabuar, kur gomën e kemi përdorur për të fshirë lapsin, nga të dyja ngjyrat e saj.Por pjesa blu paska shërbyer  si një furçë për të pastruar syzet.

LEXO DHE :  Zot shpëto Shkodrën, Rama reagon kundër Voltana Ademit


Vrima të vogla në dritaret e një avioni

Këto vrima të vogla ju ndihmojnë nëse ndodh ndonjë aksident, arrin tju shpëtojë jetën.  Ata parandalojnë thyerjen e paneleve të dritareve duke ruajtur ekuilibrin e presionit  në mes të paneleve të jashtme dhe të brendshme të dritareve.

Një vrimë në një lugë për  spageti

Vrima në një lugë spageti ndihmon në mbajtjen e makaronave dhe jua bën më të lehtë vendosjen e tyre në enën me ujë për tu zier. 

Një xhep i vogël brenda xhepit të madh

Ju do çuditeni, por ky xhep është menduar që njerëzit ta përdorin për të mbajtur aty në orë xhepi.

Vrimat në kapakun stilolapsit

Asnjëherë nuk ju ka shkuar mendja se pse kapaku i stilolapsit ka vrima në krye. Është menduar ky detaj i zgjuar për fëmijët kur luajnë gjatë gjithë kohës me mjetet e shkollës. Dhe është e rrezikshme që ky kapak stilolapsi të përfundojë brenda në gojën e tyre. Atëherë vrimat e kapakut, ndihmojnë që ajri të qarkullojë edhe nëse kapaku depërton thellë në fyt.

Thumba në xhepat e xhinseve

Ju duket e pamundur që pantallonat prej xhinsi të grisen apo çahen sepse është vërtet material i fortë, por thumbat e vendosur, në këndet e xhepave të pantallonave, ndihmon që mos dëmtohet nga çarjet./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.