9 këshilla si të humbisni peshë pas të 20-ave
Dritare.net
Hidhni tutje dietat strikte!
Nëse keni eksperimentuar me dieta ekstreme, pa karbohidrate, ushqime kalorike etj, epo erdhi koha që t’i lini këto zakone të këqija. Ndërkohë që po ruanit linjat, ju keni dëmtuar edhe shëndetin tuaj. Tani që jeni më të rritura, është koha që të përzgjidhni një mënyrë më të shëndetshme për t’u ushqyer. Ok, mund t’i përmbaheni një dietë, por jo strikte. Dietën tuaj bazojeni te frutat, perimet, ushqime me proteina dhe pak karbohidrate.
Hani shëndetshëm në zyrë!
Nëse po hani thjeshtë një sallatë, ose po pini vetëm një kafe në zyrë, shtoni edhe diçka të shëndetshme. Në vend të që hani ushqim që notojnë në yndyrë, merrni pak mish ose peshk të pjekur, të pjekur ama jo të skuqur. Mishit mund t’i shtoni edhe pak perime të ziera. Shmangini ushqimet e mbuluara me gjalpë, djathë dhe hani pak mish të pjekur dhe fruta.
Përqendrohuni në yndyra të shëndetshme!
Jo të gjitha yndyrat janë të dëmshme. Dritare.net ju sugjeron të hani ushqime me yndyra të shëndetshme, proteina dhe të ulëta në karbohidrate. Yndyrat e pangopura janë më të shëndetshme dhe mund të gjenden në ushqime të shijshme, të tilla si: avokado, bajame, vaj ulliri, salmoni etj.
Bëni kujdes nga reklamat për ushqimet!
Megjithëse shumë prej reklamave, rrisin vlerat e ushqimeve, jo gjithmonë këto vlera janë të sakta. Për të pasur sa më shumë shitje, reklamuesit edhe gënjejnë, prandaj dritare.net ju sugjeron të bëni shumë kujdes me ushqimin që zgjidhni të hani.
Pini ujë para një kokteili ose pije alkoolike!
Një nga sfidat më të mëdha për femrat pas të njëzetave është balancimi i një jete shoqërore me një mënyrë jetese të shëndetshme. Nëse është në një takim, party me shokë ose darkë punë, gjithmonë do të pijë alkool. Për të mbajtur larg shtimin e kalorive, pini një gotë uji para dhe pas koktelit, zgjidhni një birrë të lehtë ose një sasi të vogël alkooli.
Djersini sa më shumë!
Nëse keni mundësi, kohë ecni, vraponi, ose ngisni biçikletën, luani sport, notoni, vallëzoni etj. Në këtë mënyrë ju do të djersini sa më shumë. Sa më shumë të djersini,aq më shumë mundësi keni që t’i hiqni ato kilet e tepërta që keni në trup.
Jini të durueshëm!
Ndonëse humbja e peshës është një proces shumë i vështirë dhe merr shumë kohë, ju duhet të bëni durim. Ju nuk mund të dobësoheni për dy ditë, apo një javë. Kjo mund të marrë edhe muaj, prandaj ju duhet të bëni durim dhe të ndiqni këshillat tona, të sipërpërmendura.
Mos hani më shumë se ç’mund të përtypni!
Nëse i keni vënë vetes qëllim se do të dobësoheni, atëherë ju duhet të hani me ngadalë, të hani pak jo më shumë seç duhet.
Jepini vetes kohë për të humbur peshë, pas lindjes!
Nëse keni lindur një fëmijë, ju nuk do të dobësoheni shumë shpejt, edhe për këtë jeni të vetëdijshëm. Prandaj dritare.net ju sugjeron t’i jepni vetes tuaj më shumë kohë, të bëni durim dhe të keni vullnet. Ju duhet të prisni gjashtë javë pasi keni lindur fëmijën, për të filluar një plan për të humbur peshë. Sipas një studimi, gratë që sapo kanë lindur, do t’u duhet rreth gjashtë muaj ose një vit që të dobësohen. Prandaj dritare.net ju sugjeron të bëni sa më shumë durim gjatë kësaj kohe. /Përshtati: kadrije Çako/dritare.net