9 gjërat që dermatologët këshillojnë të mos përdorni në duar
Dritare.net
1. Sapun antibakterial
Kur nuk jeni në punë, përpiquni të shmangni sterilizuesit, pasi ekziston rreziku i rritjes së baktereve rezistente. Jo vetëm kaq, por mund të shkaktojnë acarim lëkure. Në vend të kësaj, dritare.net ju sugjeron të përdorni sapun normal.
2. Manikyr të salloneve të bukurisë
Shmangeni manikyrin e thonjve në sallone bukurie, pasi mjetet me të cilat ata punojnë, mbase nuk janë të sterilizuara. Nga thonjtë e bëra në sallone bukurie, mund të merrni infeksione të tmerrshme.
3. Doreza plastike
Duke përdorur doreza plastike, ju mund të jeni alergjik, pasi kanë përmbajtje lateksit. Është e zakonshme që disa njerëz të kenë një përdorim të rregullt të dorezave plastike, por ju duhet të përpiqeni të mos përdorni në rastet që mundeni.
4. Drita ultravjollcë në llambat e thonjve
Drita ultravjollcë në llambat e thonjve, shkaktojnë dëme në ADN, dhe çojnë në plakje të parakohshme të duarve. Nëse doni të krahasoni dallimin midis plakjes së brendshme dhe të jashtme të lëkurës tuaj, krahasoni lëkurën në gjoks dhe në fytyrë. Lëkura ka të njëjtën moshë, por ekspozimi në diell e bën të ndryshojë.
5. Kremra me bazë vaji
Kremrat me bazë vaji janë shumë të yndyrshëm. Në vend të kësaj, përdorni kremra me glicerinë. Është super hidratues, jo i yndyrshëm, dhe jep efekt menjëherë.
6. Lanolinë
Shmangni përdorimin e kremrave me lanolinë, e cila nxirret nga vaji i leshit të deles. Ajo mund të jetë alergjike për lëkurën, duke e irrituar atë. Ky lloj kremi shkakton edhe më shumë rritim, kur lëkura juaj është e plasaritur.
7. Thonjtë me xhel
Xheli i thonjve dhe procesi i tharjes, dëmton pllakën e thonjve, duke çuar në dobësimin e tyre. Ndryshimi në dy javë i xhelit, është shumë i dëmshëm për shëndetin e thonjve tuaj.
8. Nxehtësia
Kur ju i ngrohni duart në ajër të nxehtë, ata do bëhen të thata dhe të dehidratuar. Gjithashtu shmangni dhe përdorimin e ujit të nxehtë.
9. Ilaç enësh
Ilaçi i enëve është i dëmshëm për lëkurën pasi heq lipoidet e lëkurës, duke dëmtuar barrierën e lëkurës. Kjo do të thotë që lëkura juaj bëhet më e dobët dhe humbet aftësinë për t’u mbrojtur nga faktorët e jashtëm./E.B-dritare.net