9 fakte që provojnë se edhe mbretëresha Elizabeth ka zakone të çuditshme
Dritare.net
Dritare.net do ju tregojë disa zakone të çuditshme të mbretëreshë Elizabeth II. Nëse jeni kureshtar, lexoni më poshtë!
1. Ajo kurrë nuk udhëton pa pakon me gjak me vete
Mjekja e Mbretëreshës, është një nga njerëzit që atë e shoqërojnë gjithmonë në udhëtime. Ajo është e përgjegjshme të njohë të gjithë spitalet e vendit që Mbretëresha viziton, dhe gjithashtu duhet të mbajë me vete qese gjaku, për raste emergjente të Mbretëreshës.
2. Ajo ka ndaluar hapjen e dritareve
Dritaret e Pallatit Buckingham nuk mund të hapen, dhe kjo sepse Mbretëresha e ka ndaluar. Kjo vetëm sepse ndërtesa duket më e bukur, kur ka dritaret mbyllur. A nuk është pak e çuditshme?
3. Ajo urren kubat e akullit
Mbretëresha Elizabeth II, urren kubat e akullit në gotë. Jo se nuk i pëlqen akulli, por thjesht dëshiron që forma e tij të jetë e rrumbullakët. Thuhet lart e poshtë, se princi Filip ka porositur një makineri të posaçme akulli, vetëm për Mbretëreshën, informon dritare.net.
4. Ajo mban një varëse portative në çantë
E keni vënë re objektin e çuditshëm që Mbretëresha mban në çantë? Mbase kuptimin nuk ia dini, por dritare.net do jua tregojë. Mbretëresha mban një varëse portative me vete, për ta vendosur në tavolinë dhe për të varur çantën e saj. Vetëm kështu ndihet rehat ajo.
5. Asaj nuk i pëlqen mjekra dhe kravatat
Nëse ju mendoni se mjekra dhe kravata ju bëjnë më mashkullor, Mbretëresha nuk e mendon një gjë të tillë. Për mbretëreshën janë dy gjëra irrituese. Kjo është arsyeja pse pothuajse të gjithë janë të pastër në Mbretëri, në veçanti të princ Harry-t.
6. Ajo ka një numër për të gjithë veshjet
Çdo veshje e Mbretëreshës ka numrin e saj, dhe për çdo takim i është caktuar veshja e saktë. Ajo kurrë nuk paraqitet dy herë rresht me të njëjtën veshje, apo me të njëjtën ngjyrë.
7. Ajo kurrë nuk ha supa apo patate
Janë pjata që shërbehen në mbretëri, por Mbretëresha nuk i ha asnjëherë.
8. Ajo i adhuron mjedrat, por nuk i ha kurrë në publik
Mjedra është fruti i preferuar i Mbretëreshës, por ajo kurrë nuk i ha ato në publik, sepse farat e tyre ngjiten në dhëmbë dhe shkaktojnë siklet. Edhe manaferrat janë të ndaluara të serviren, në takime zyrtare.
9. Mbretëresha ka shërbëtore që i liron këpucët e reja
Mbase dhe juve do ju vijë çudi, por Mbretëresha ka një shërbëtore me të njëjtin numër këmbe, që i liron këpucët e reja. Ajo nuk dëshiron asnjëherë të ndihet e parehatshme në ecje./E.B-dritare.net