80 ndërtime pa leje/ Ndalohen 8 policë e inspektorë, 6 të tjerë në kërkim
Dritare.net
Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë i mundur ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 6 punonjës si dhe shpalljen në kërkim për 5 punonjës të tjerë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, të Bashkisë Kamëz dhe komunave Paskuqan, Bërxullë, Zall Herr si dhe ndalimi i 2 specialistëve të policisë së zonës si dhe shpallur në kërkim një oficer i Komisariatit i Policisë nr. 5 Tiranë.
Këta punonjës dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin si dhe punonjës të Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”, parashikuar nga neni 248-25 dhe 259 të Kodit Penal.
Personat e arrestuar janë:
Afrim Deda, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë K/Inspektor pranë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz.
Muhamed Korra, 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë K/Inspektor pranë Komunës Zall Herr.
Gazmir Marku, 44 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Vorë.
Petrit Jani, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish K/Inspektor pranë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor në komunën Bërxullë.
Murat Mena, 59 vjeç, banjes në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz.
Arjan Hoxhaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë Kamëz.
Gjithashtu shpallur në kërkim shtetasit: A. P., K. H., A. T., L. Sh., L. L
Në kuadër të këtij procedimi nga SHÇBA, është bërë ndalimi i dy punonjesve të policisë: Fatmir Mulaj, me detyrë punonjës policie (SPZ) dhe Qemal Sinaj, me detyrë punonjës Policie (SPZ).
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi I.H
Materialet ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, dhe “korrupsionit pasiv”.