8 trajtime kozmetike, që po ju shkatërrojnë bukurinë!
E Shtunë 8 Shtator 2018, 21:09
Dritare.net
Nëse keni lënë një takim tek estetikja që të hiqni qimet e hundës, ose të fryni buzët, si fillim lexoni këtë artikull të dritare.net
Dritare.net ka vendosur t’ju tregojë ju disa gjëra të rrezikshme që mund t’ju ndodhin, nëse shkoni te estetikja, ose në parukeri.
- Trajtimi me keratinë, petëzimi dhe procedurat e tjera që ju premtojnë parukieret për flokë tepër të butë, janë vetëm efekte kozmetike të përkohshme. Të gjithë përbërësit që duken si natyralë, nuk kanë një efekt terapeutik. Pastaj flokët tuaj kthehen njësoj ose edhe më keq. Nëse doni të përdorni një pjastër flokësh, përdorni nga ata prej hekuri, por me mbrojtës termik. Nuk keni nevojë të shkoni në parukeri.
- Mos vendosni bigudina të vogla që ju shkulin flokët, merrni të mëdha dhe do të jeni më të rehatshëm, dhe pa flokë në dysheme.
- Përdorni qerpikë extation? Epo kujdes, ju mund të keni alergji nga kimikatet e tyre. Vendosni një remel në vend të tyre, po si fillim i lyeni sytë dhe qerpikët me vaj bajamesh, ose usma.
- Të gjitha ne i kemi bërë një herë në jetën tonë thonjtë me xhel, për të mos thënë më shumë. Por ju nuk e dini që, freza, drita e furrës së thonjve janë të dëmshme dhe kancerogjene për lëkurën dhe thonjtë tuaja. Dritare.net ju këshillon që, më mirë i lyeni me një manikyr të thjeshtë në shtëpi. Kështu do të mbroni veten nga rreziku.
- Shihni ç’ju bëjnë kimikatet në fytyrë nga produktet kozmetike. Ju thajnë fytyrën dhe jua çajnë. Përdorni make up të mirë, që i përshtatet lëkurës dhe jua mbron.
- Besoj e vëreni dallimin mes botoksit dhe të vërtetës. Përveçse ju shkatërron lëkurën dhe është i përkohshëm, botoksi ju dëmton edhe shëndetin. Ku ka më mirë se natyralja, apo jo?
- Keni një vetull të hollë? Doni të bëni ose keni bërë microblading? Epo bëni kujdes! Nuk janë aq shumë efektive, dhe mbjellja e qimeve nuk i reziston shumë lëkurës suaj edhe bie, informon dritare.net
- Heqja e qimeve është një gjë e rëndësishme, si për burrat edhe për gratë. Por mjekët nuk rekomandojnë që t’i hiqni qimet e hundës. Qimet e hundës janë filtruese të ajrit dhe mbajnë larg bakteret. Por nëse ju doni t’i hiqni, merrni një makinë kastile për këtë punë, jo me çerë, këshillon dritare.net/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net