8 sjellje në rrugë, që mund t’ju bëjnë viktimë të kriminelëve
Dritare.net
1. Ecja e shpejtë
Ecja e shpejtë është shenjë e presionit mendor. Ky person është i shqetësuar për diçka dhe është i pavëmendshëm për të që e rrethon. Kështu, mund të bëhet lehtë objektiv i kriminelëve. Është mirë të ecësh me një ritëm mesatar dhe të jeni të përqendruar, të vetëdijshëm dhe të qetë.
2. Kur ecni me kujdes
Njerëzit ecin me kujdes kur kanë probleme me këmbët. Për shembull, nëse në këmbën tuaj janë krijuar flluska, ju nuk mund të ecni shpejt. Në këtë rast ju mund të jeni targetuar nga kriminelët, pasi dukeni që jeni të pambrojtur.
3. Ecje e disbalancuar
Tundja nga njëra anë në tjetrën, ose humbja e balancës e bën ecjen tuaj të pasigurt. Lëvizjet e krahëve dhe të këmbëve duhet të jenë në sinkron dhe ecja juaj duhet të jetë e qetë, nëse nuk doni të bini pre e kriminelëve.
4. Lëvizje të ngadalta
Kur një person lëviz ngadalë dhe nënkupton që energjia e tyre është duke shkuar drejt zeros, është e lehtë për t’u sulmuar nga çdo lloj personi.
5. Qëndrimi shtrembër
Kriminelët i perceptojnë lëkundjet si një nënshtrim. Një kurriz i shtrembër identifikon një person të turpshëm dhe të dobët, sipas tyre. Një qëndrim i drejtë dhe ecje e sigurt mban larg kriminelët.
6. Duar të zëna
Hajdutët kanë si objektiv njerëzit që kanë duar e zëna. Nëse i mbani duart në xhepa gjatë ecjes, po i jepni një krimineli avantazh dhe kohë, sepse sekondat e para të sulmit janë shumë të rëndësishme për ta.
7. Mungesa e kontaktit me sy
Viktimat e mundshme nuk e shohin kriminelin. Por, ju mund të mbroheni duke shikuar në sytë e të tjerëve, për të nënkuptuar që e keni parë atë.
8. Kufjet
Një person që nuk i dëgjon zhurmat rreth tij, humb kontrollin mbi realitetin. Do të jetë e lehtë për një kriminel t'ju sulmojë nga pas dhe ju të mos e vini re. Për të shmangur këtë, rregulloni volumin në kufjet tuaja për të siguruar që të dëgjoni gjithçka që po ndodh rreth jush./E.B-dritare.net