8 shenja që tregojnë se jeni gati të dashuroni, pas një ndarje
Dritare.net
1.E shkuara nuk ju shkakton emocione negative
Nëse kur shikoni të ish të dashurin tuaj, nuk dridheni dhe nuk nervozoheni, kjo tregon se e keni kaluar situatën, dhe ajo që ju ndjeni është mirënjohje për kohët e bukura bashkë. Kjo është një shenjë se ju jeni gati të lëvizni në një marrëdhënie të re.
2. Nuk keni frikë nga vetmia
Duket paradoksale, por kurrë nuk mund të nisni një marrëdhënie nëse nuk jeni gati. Nëse nuk jeni të mërzitur kur jeni të vetmuar, nuk mbani telefonin në dorë duke pritur një mesazh etj, do të thotë se ju duhet të nisni një kapitull të ri.
3. Jeni të interesuar në gjërat e tuaja dhe miqtë tuaj
Kur jeni në një marrëdhënie, interesat dhe miqtë janë të përbashkëta. Pas ndarjes, përsëri vijoni të keni të njëjtat interesa, të cilat me kohën kuptoni se jo gjithçka është në rregull. Jo filloni të bëni çfarë ju pëlqen, dhe keni miqtë tuaj, me të cilët komunikoni me dëshirë. E thënë më shkurt, ju jeni gati për një marrëdhënie të re, nëse jeni të përqendruar te vetja.
4. Kur jeni gati jo vetëm të mirëprisni dashuri, por dhe ta dhuroni atë
Ndërkohë që ju nuk jeni në një marrëdhënie, ju keni mundësi të ruani ngrohtësi dhe dashuri për gjithë botën. Në momentin kur kuptoni se nuk keni nevojë vetëm për përqafim, por dhe të përqafoni, do të thotë se jeni gati për një lidhje të re.
5. Keni reagim të qetë kur shihni çifte
Nëse jeni të gatshëm të shikoni histori dashurie pa qarë, dhe nëse jeni të lumtur që të shihni miqtë tuaj të martohen, tregon se nuk jeni më xhelozë për ta, se e kanë gjetur lumturinë para jush. Kjo, sepse ju e dini se do të ndodhë dhe me ju një ditë.
6. Doni të dilni në takime
Mendimi se duhet të flasësh për veten dhe dëshiron të mësosh për një person tjetër, tregon interes. Koha që keni kaluar të ndarë, ju ka kaluar dhimbjen. Tani jeni gati të nisni një lidhje.
7. Aftësia për të thënë “Jo”
E gjithë koha që keni shpenzuar vetëm, ju ka mësuar se të vendosni kufij, është e nevojshme. Nëse ju jeni të aftë t’i thoni “Jo” një personi, nënkupton se jeni rritur dhe dëshironi të nisni diçka të re, duke i bërë gjërat si duhet.
8. Gatishmëri për kompromise
Ju mund të jenë shumë të kufizuar, por në të njëjtën kohë kuptoni se duhet të keni diçka që partneri juaj duhet të pëlqejë te ju. Ju jeni gati për kompromise, dhe kjo do ju shtyjë në gjëra të reja./E.B-dritare.net