8 rregulla, mësojeni njëherë e mirë se si duhet të visheni!

Çdo njeri ka stilin dhe mënyrën e tij të të veshurit, por ka disa rregulla nëse vishini disa gjëra të caktuara. Por gjithsesi ju mund të zgjidhni edhe ti injoroni.
Megjithatë nëse i ndiqni këshillat që sjell Dritare.net, me siguri do ndiheni më komod dhe ne trend.

1. Gjithmonë, nëse vendosni të vishni kostum, duhet të mbërtheni kopsën e mesit të xhaketës, kopsën më lart mund ta mbërtheni ose jo. Ndërsa kopsa e fundit duhet të qëndrojë absolutisht e hapur.

2. Nëse vendosni shumë bizhu, do të dukeni shumë e rënduar. Ju mund të vendosni një byzylyk që mund të kombinohet shumë bukur me një palë vathë. Asnjëherë mos tentoni të vendosni bashkë varëse, vathë, byzylyk dhe unazë.

3. Nëse vendosni të mbani kollare, atëherë duhet te keni kujdes të zgjidhni një kollare që t’ju vije deri te mesi, ose mund ta kaloje pak belin e pantallonave. Kollarja nuk duhet të jetë as shumë e gjatë, por as e shkurtër.

LEXO DHE :  7  kombinime veshjesh, që do ju bëjnë të ndiheni rehat dhe bukur

4. Nëse vishni një këmishë pa kollare, atëherë nuk është e nevojshme që të vishni xhaketë. Nëse vendosni kollare, do e kuptoni që do dukeni sikur ju ka humbur xhaketa.

5. Nëse e fusni këmishën brenda pantallonave do të ngjanit më të rregullt nëse do të vendosnit një rrip, ose zbërthejeni këmishën edhe shihni punën tuaj.

6. Rripi juaj duhet të ketë ngjyrë të njëjtë me këpucët. Nuk është e detyruar, por sigurisht do të ngjanit më mirë.

7. Kujdes, duhet gjithmonë të hiqni etiketat nga rrobat! Shpesh here veshjet e markave të shtrenjta i vendosin etiketat në vende të çuditshme. Kontrolloni veshjet para se të dilni.

8. Nëse vishni veshje me printime të ndryshme, duhet të keni kujdes mos e ekzagjeroni, pasi do të dukeni shumë e ngarkuar./Përshtati Valmira Dalipi/ Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.