8 mënyra si të kontrolloni momentet më delikate të fëmijëve tuaj!

 

Nëse mendoni  se momentet kur fëmijët tuaj qajnë pa pushim , është një ndër momentet më të këqija për  prindërit, kjo ju ndodh të gjithëve dhe jo vetëm juve.

Çdo prindi i duhet të përballet njëherë me këto probleme. Reagimet e prindërve mund të jenë nga më të ndryshmet duke bërtitur, qarë apo mënyra nga më të ndryshmet. Por të gjitha këto janë procese normale gjatë rritjes së një fëmije. Dritare.net sot në këtë artikull do iu tregojë disa mënyra  sesi ta qetësoni fëmijën tuaj pa ndikuar keq te ndjenjat e tyre.

Lëreni fëmijën tuaj t’i kalojë minutat e mërzisë  dhe pranoni ndjenjat e tyre

Dështimet emocionale janë normale për fëmijët dhe të rriturit, sepse të gjithë ne kemi nevojë për kohë dhe hapësirë ​​personale në mënyrë që të përballojmë  ndjenjat tona. Vetëm siguroheni që fëmija të jetë në një vend të sigurt dhe jepni atij kohë dhe hapësirë për të marrë veten.

Mos e fajësoni fëmijën tuaj

Gabimet e fëmijëve, sidomos ato që ndodhin në publik, shpesh herë ndodhin edhe për shkak të njerëzve që ata nuk njohin. Gjatë kësaj kohe ju duhet të kuptoni se fëmijët nuk e mendojnë si një i rritur, se nuk duhet bërë zhurmë gjatë kohës në shtëpinë tuaj ka miq. Nëse ju do t’iu bërtisni, do e çoni në një nivel më acarues situatën.

Ndihmoni fëmijët tuaj kur ata janë të frustuar

Disa prindër fajësojnë fëmijët e tyre për prishjet e tyre emocionale, sepse ata e marrin atë personalisht. Edhe nëse fëmija juaj bërtet para jush dhe thotë fjalë që ju lëndojnë juve, mos harroni se veprimet e tyre nuk janë drejtuar te ju, ata thjesht po tregojnë zhgënjimin e tyre.

Mbajini ata gjithmonë afër

përqafimet e  forta  do ta  ndihmojë fëmijën tuaj të ndihen të sigurt dhe t’i bëjë ata të ndihen të mbrojtur, edhe nëse ju nuk pajtoheni me sjelljen e tyre. Përveç kësaj, përqafimet rrisin nivelin e oksitocinës, hormon që redukton stresin dhe mban stabilitetin psikologjik.

LEXO DHE :  Protesta/ Policia dhe Garda marrin masat: Tela me gjemba para Parlamentit

Zgjidhni fjalët e duhura për t’i thënë

Ekspertët thonë se sa më shumë të bërtasë fëmija juaj, aq  më butë  duhet t’i flisni ju. e dimë që ju duket e çuditshme por kjo është mënyra më e mirë për të qetësuar situatën.  “Ishit shumë të zemëruar, sepse ushqimi juaj nuk ishte ashtu siç e donit. Më vjen keq që nuk të kam kuptuar. Tani që nuk jeni duke bërtitur, unë mund të zbuloj se çfarë doni “ nëse dhe juve ju ka ndodhur një situatë e tillë kjo është zgjidhja e duhur.

Bëjini ato të ndihen të qetë

Mundohuni që ta qetësoni fëmijën tuaj me diçka  që atyre ju pëlqen. Mund të jetë libri i tyre i preferuar, një ushqim që ata duan, ose një lodër që adhurojnë. Fëmijët kanë nevojë për vëmendje maksimale, bëhuni shokët më të mirë që ata kanë.

Ofroni fëmijës suaj ushqim ose gjumë të mirë

Të rriturit ndihen tepër  keq kur kanë uri, jo më fëmijët. Prandaj tregoni kujdes për fëmijët tuaj kur ata mund të kenë nevojë për ushqim. Ose një mënyrë tjetër për t’i qetësuar ata është gjumi. 

Mbani nën kontroll durimin tuaj

Një fëmijë që qan mund ta shqetësojë çdo prind, por ju nuk do të jeni në gjendje ta ngushëlloni fëmijën tuaj nëse vazhdoni edhe ju duke bërtitur. Merrni frymë thellë dhe me qetësi, por në mënyrë të vendosur, përpiquni t’i shpjegoni fëmijës tuaj se të qarat apo e bërtitura e tyre në çdo orë s’është gjë e mirë. Krijoni një shembull të mirë për fëmijët tuaj dhe ata do të mësojnë se si të përballojnë emocionet e tyre negative vetëm duke shikuar se si e bëni edhe ju këtë. Zbatoni këto mënyra që iu sugjeroi dritare.net sepse keni për të pasur marrëdhëniet më të mira me fëmijët tuaj./Përshtati nga Brightside.A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.