8 këshilla pastrimi që do e bëjnë kuzhinën tuaj të shkëlqejë
Dritare.net
Pastrimi i kuzhinës, na merr më shumë kohë se e gjithë pjesa tjetër e shtëpisë. Hapësirat midis pllakave, sobës dhe mikrovalës kërkon shumë përkujdes. Gjithashtu e gjithë hapësira e kuzhinës kërkojnë më shumë përkushtim, dhe jemi të sigurt që jeni lodhur me këtë punë. Por dritare.net do ju mësojë disa mënyra të thjeshta që do ju kursejnë kohë.
Sot në këtë artikull dritare.net ju sjell 10 këshillat e çuditshme kur t’i lexoni por të dobishme kur ti provoni.
Një rregull për aspiratorët
Ka dhjetëra mënyra për të pastruar pluhurat nga aspiratorët. Gjithsesi në secilën mënyrë që juve ju pëlqen ta pastroni, në fund pastroni edhe me një leckë të lagur për të pastruar tërësisht, pluhurin e mbetur.
Alkooli për gotat
Të gjitha vajzave ju ka ndodhur që pasi të keni larë gotat, të vëreni njolla në to. Që të shpëtoni njëherë e mirë nga ky tmerr, përdorni alkool për të larguar njollat dhe do shikoni se vetëm për disa minuta gotat do të shkëlqejnë.
Përdorni letra kuzhine në frigorifer
Edhe larja e frigoriferit është shumë e mërzitshme, por nëse përdorni letrat e kuzhinës, do e keni më të lehtë ta pastroni. Vendosni gjithmonë letra poshtë frutave, shisheve apo çdo produkti që keni në frigorifer, dhe do të shikoni që s’do ketë asnjë njollë.
Si të pastroni mikrovalën
Avulli gjithmonë bën mrekulli në pastrim. Nëse mikrovala juaj është bërë shumë e pisët, vendosni brenda saj një tas me ujë, ndizeni atë normalisht siç e gradoni edhe për ushqime të tjera, dhe ndërkohë që uji do ziejë, avulli do ndihmojë të zbusë njollat që janë brenda mikrovalës. Pasi të hiqni tasin, thjeshtë fshijeni me një leckë të lagur dhe mikrovala do shkëlqejë.
Mielli heq qafe yndyrat
Njollat e yndyrës janë shumë të vështira për t'u pastruar, veçanërisht nëse sipërfaqja ka nevojë për një pastrim pas shumë kohësh. Përdorni miellin në këtë rast. Vendosni miell në vendin ku ka yndyrë pastrojeni të gjithën pas 10 minutash. Kjo metodë funksionon në mënyrë të përkryer për sobën ku gatuani çdo ditë.
Si të largoni erën e keqe nga soba
Zakonisht pllakat sipërfaqësore të sobave, pas yndyrës marrin një aromë shumë të keqe. Ju jeni munduar shumë herë por nuk ja keni dalë? Dritare.net ju sugjeron të shpëtoni nga kjo erë, duke e pastruar për pak minuta vetëm me sodë buke dhe pak ujë.
Një sekret për shtupat e pastrimit
Nëse ju ka mërzitur materiali i shtupës së blerë për të pastruar dyshemenë, dritare.net ju mëson një sekret. Nëse ju ka mbetur një çorap tek në shtëpi, mos e hidhni poshtë, sepse është zgjidhja e duhur për të pastruar dyshemenë, pa blerë një shtupë të re. Është shumë mirë për pastrimin e pluhurit sepse është mikrofibër.
Kafe për aromën e dhomës
Nëse shtëpia ju merr erë të keqe nga kuzhina është shumë e lehtë t’ia dilni për të pasur aromë të freskët. Thjeshtë vendosni një qiri të ndezur në një kavanoz në të cilin do vendosni dhe pak kafe, dhe dhoma do të mbushet me aromë kafeje.
Patate, vaj, dhe kripë për të pastruar skarën
Ka një mënyrë të thjeshtë për të pastruar një skarë pa përdorur kimikate të rrezikshme. Mbuloni skarën me vaj, përhapni dhe pak kripë dhe lëreni për 10 minuta. Pas kësaj, merrni gjysmën e një patate dhe fshini skarën. Do jetë rezultat që ju s’do ta besoni as vetë. Provoni të gjitha këto këshilla për të jetuar më të lumtura vajza./A.C/dritare.net