8 histori frymëzuese të njerëzve që kanë fituar luftën me peshën
Dritare.net
Në mbarë botën më shumë se 640 milionë njerëz janë obezë. Obeziteti është i përhapur shumë edhe në Shqipëri, dhe ka filluar t’i demoralizojë njerëzit për t’ja dalë mbanë. Por në fakt ndër të gjithë njerëzit obezë ka disa prej tyre të cilët bëhen histori suksesi për t’u frymëzuar.
Dritare.net i adhuron njerëzit që kanë vullnet dhe nuk dorëzohen lehtë. Prandaj sot në këtë artikull do ju tregojë disa nga historitë e suksesit të disa njerëzve që kanë luftuar për të sfiduar obezitetin.
Këto histori suksesi do ju frymëzojnë për të qenë njeri më i shëndetshëm.
Mund ta bëni përrallë jetën tuaj
Joanna Jozefi që fëmijë ishte shumë e shëndoshë dhe kishte shumë dhjamë. Në moshën 13-vjeçare ajo peshonte 229 kg. Kur arriti në moshën e adoleshencës u ndje keq para shoqeve të saj, dhe prandaj vendosi të ndryshojë paraqitjen e saj duke rënë në peshë. Ajo hoqi më shumë 125 kg dhe në vitin 2016 ajo mori pjesë në Miss Malaysia 2016.
Bëhu hero i historisë tënde
Amber Rachdi një vajzë 660 kg, kur televizioni TLC trasmetoi historinë e saj për të gjithë shikuesit. Për shkak të peshës që e pengonte të lëvizte Amber braktisi edhe shkollën. Ajo mori vendimin për jetën e saj, dhe realizoi operacionin në stomak , dhe humbi 400 kg nga pasha e saj. Pas operacionit mbajti regjim të rregullt ushqimor.
Sëmundje e trashëguar
Olivia është shembull jo vetëm në familjen e saj por për të gjithë njerëzit që mund të kenë të njëjtën histori si Olivia. Kjo vajzë është e diagnostikuar me diabetin e tipit 2 dhe presionin e lartë të gjakut. Këtë sëmundje e kishte të trashëguar nga babai i saj. Por Olivia nuk u dorëzua, ajo i kushtoi vëmendje shëndetit të saj dhe humbi plot 60 kg nga pasha e saj trupore.
E besoni dot? Dobësohu edhe ti si Brianna
Brianna Bernard gjatë shtatëzanisë hante më shukmë sesa duhej, duke u justifikuar se ishte shtatëzënë. Pas lindjes, ajo ishte shumë kg më tepër sesa kishte para shtatëzanisë. U mërzit nga ky fakt sepse e pengonte në çdo punë që bënte, kështu që me shumë vullnet ajo arriti të heqë 100 kg nga pasha e saj.
Ndryshoni për veten tuaj, jo për botën
Rachel Saintfort asnjëherë nuk bindej se ishte mbi peshë. Por një ditë vajza e saj u kthye shumë e mërzitur nga shkolla, sepse një nga shokët e klasës e quajti nënën e saj "yndyrë", ky veprim ishte një thirrje për Rachelin. Ajo humbi 100 kg në një vit, madje hapi edhe një llogari Instagram ku tregonte transformimin e saj.
Qëndroni pozitivë dhe punoni shumë
Kathleen Golding ishte mbipeshë që nga fëmijëria. Kur ajo u rrit ndihej e pakëndshme para njerëzve, miqve apo shoqërisë së saj. Dhe i vuri një qëllim vetes, që unë patjetër duhet të jem si të gjithë të tjerët, dhe mos ketë asnjeri arsye të më qëndrojë indiferentë.
Mosha është vetëm një numër, kur bëhet fjalë për palestër
Realiteti e goditi Jeremiah Peterson kur shkoi për një piknik me familjen dhe pa gruan e tij me 3 fëmijët që po e shijonin piknikun atje, dhe ky vetë nuk mund t’i shoqëronte në kodra të larta. Më vonë mposhti pesimizmin, u motivua dhe hyri në një konkurs transformimi madje përfundoi duke fituar 50 mijë dollarë. Ai tha: "Ndihem sikur kam ambicie si kurrë më parë në jetën time, ndihem si një 40 vjeçar!"
Qëllimi pa një plan është vetëm një dëshirë
Perdue, e cila dikur ishte 308 kg , kishte kaluar një aksident që gati sa i kishte marrë jetën në vitin 2012. Pas shpëtimit nga aksidenti vendosi që të reduktonte peshën e saj. Dhe ajo humbi plot 180 kg. "Tani kam shumë energji," -thotë ajo./A.C-dritare.net