8 gjëra që djemtë i kërkojnë nga një vajzë, para martese

Një burrë para se t’i ulet në gjunjë një femre dhe t’i propozojë, kërkon shumë cilësi te ajo. Dritare.net ju sjell disa nga gjërat që një mashkull dëshiron tek e fejuara e tij.

1. Thjeshtësi

Thjeshtësia rrëmben zemrën menjëherë. Hipokrizia dhe dramat e bëjnë një mashkull të mendojë dy herë para se ta marrë hapin e madh.

2. Empati

Empatia tregon se ju keni interes te partneri. Ai do ndihet i dashur dhe do jetë i sigurt se do gjejë mbështetje te ju, në ditë të vështira.

3. Besim në vetvete

Meshkujt janë të fiksuar pas femrave që kanë besim dhe janë të forta.

4. Mirëdashëse

Askush nuk dëshiron të martohet me dikë që shan të tjerët gjithmonë. Mirësia është një cilësi që meshkujt e duan patjetër te një femër.

LEXO DHE :  Princ Harry thyen traditën mbretërore vetëm për Meghan Markle

5. Sens humori

Shoqëria me njëri-tjetrin bëhet me e bukur kur edhe vajza ka sens humori.

6. Inteligjente

Inteligjenca është një nga cilësitë më të mira që një njeri ka. Pra, dhe për meshkujt është një cilësi thelbësore, që kërkohet për një marrëdhënie serioze.

7. Vajzë me zemër të bukur

Djemtë nuk iu thonë dot jo vajzave që kanë një zemër të mirë dhe të bukur.

8. E drejtpërdrejtë

Të thuash atë që mendon drejtpërdrejtë, është një nga cilësitë që meshkujt adhurojnë. Prandaj, kur dëshironi të thoni diçka, mos i bini gjatë e gjatë, por thojeni sikur është./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.