Për fat të keq, shumë çifte vendosin të qëndrojnë në një lidhje të toksikuar dhe problematike sepse kanë frikë të jenë të vetmuar dhe të kritikohen nga të tjerët. Por e vërteta është se, të qenit i/e vetmuar nuk është diçka as e frikshme, e as për t'u pasur turp nga opinioni i të tjerëve. Këtë unë e di shumë mirë. Të qenit e vetmuar ka sjellë një opinion të keq të të tjerëve për mua. Pasi unë takova disa meshkuj, që më bënin të ndihesha tmerrësisht keq me veten, kuptova se nuk është vetmia gjëja e keqe, por të jesh në një marrëdhënie toksike. E di, si është kur ju lëndojnë dhe gjëja e fundit që dua, është ta vendosni veten në një situatë të tillë.
Ju duhet ta vlerësoni veten dhe të ndiheni mirë me të. Më është dhënë një perspektivë e re për jetën dhe më ka mundësuar të eksploroj thellësitë e brendshme të shpirtit tim dhe të përkushtohem ndaj vetëdashurisë dhe vetërritjes. Sa për mua, me krenari mund të them se, nuk kam frikë të jem vetëm, kam frikë të jem me një mashkull, i cili është si një mallkim për mua.
-Unë nuk kam frikë të kënaqem me shoqërinë time!
Kam frikë të jem me një mashkull, i cili nuk më pranon dhe nuk më çmon për atë që jam në të vërtetë. Nuk pranon të metat e mia dhe vazhdimisht përpiqet të më ndryshojë. Një mashkull që kritikon çdo hap që bëj. Që më bën të ndihem sikur asgjë nuk e bëj mirë. Nuk kam nevojë për një mashkull, që nuk më lejon të jem e drejtpërdrejtë, argëtuese dhe shakatare.
-Nuk kam frikë ta kaloj kohën vetëm, kam frikë ta kaloj kohën në shoqëri të keqe!
Nuk kam frikë të ha vetëm në restorantin tim të preferuar. Nuk kam frikë të shkojë vetëm në kinema. Por, unë kam frikë t'i bëj të gjitha këto, me dikë që nuk e çmon kohën, që kalon me mua. Dikë që rri me mua, me detyrim.
-Nuk kam frikë të fle vetëm, kam frikë të zgjohem pranë një të huaji!
Nuk më vjen keq të shkoj në shtrat dhe të zgjohem vetëm, të paktën tani. Por kam frikë se do të zgjohem dhe nuk do ta njoh personin në anën tjetër të shtratit, të cilin mendova se e njihja mirë. Kam frikë të zgjohem me dikë, që ka ndaluar së më dashuri.
-Nuk kam frikë të bëj gabime, por të jem me djalin e gabuar
Gabimet janë pjesë e jetës, dhe shpeshherë janë mësimet më të vlefshme për ne. Unë nuk kam frikë nga gabimet e mia, pasi ato më mësojnë se çfarë duhet dhe s'duhet të bëj. Gabimi i vetëm, është të jesh me dikë që nuk të do. Të mashtron edhe me premtime të ëmbla.
-Unë nuk kam frikë të bëj dashuri! Kam frikë të bëj dashuri pa u ndier se jam e dëshiruar!
Unë nuk dua të jem me një mashkull, i cili fokusohet më shumë në fizik, sesa në emocion. Një mashkull, i cili është i mirë në shtrat, por i mungojnë emocionet e vërteta dhe do vetëm të plotësojë dëshirat e veta. Unë nuk dua t'ia jap trupin, një mashkulli që nuk e meriton atë që unë po i ofroj. Një mashkulli, që është i interesuar vetëm për seks dhe jo të bërit dashuri.
- Unë nuk kam frikë nga bisedat, kam frikë të flas me një mashkull që nuk më kupton!
Kam frikë të jem me një mashkull, që është i pranishëm kur flas unë, por kurrë nuk më dëgjon. Një mashkull që kam shumë pak bashkëbisedim, sepse nuk ndajmë asgjë me njëri -tjetrin. Nuk kam nevojë për një mashkull, që më kritikon dhe nuk respekton idetë dhe qëndrimet e mia, por që përpiqet të më bindë se, gjërat që unë bëj janë të gabuara.
- Nuk kam frikë të qaj, por të lëndohem!
Lotët nuk më bëjnë më pak grua, nuk i frikësohem atyre. Por, kam frikë të jem me një mashkull, i cili nuk kujdeset që të mos më lëndojë dhe më thyen zemrën.
-Unë nuk kam frikë të jem vetëm!
Kam mësuar të kënaqem me shoqërinë time, por kam frikë t'i përkushtohem plotësisht një mashkulli, i cili nuk meriton asgjë nga unë. Një mashkull që më trajton vetëm si opsionin e tij, dhe asnjëherë si përparësi. Kam frikë të jem me një djalë, që më trajton me dashuri dhe përzemërsi, vetëm kur dëshiron të marrë diçka nga unë, për të kënaqur egon e vet. Kam frikë të jem me një mashkull, që nuk më bën të ndihem e dashur, e mbrojtur dhe e përmbushur. Kam frikë të jem me një mashkull, që nuk ka guxim të më dashurojë dhe të jetë krenar për mua dhe arritjet e mia./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net