Ti nuk do të kesh armiq, apo jo? Dritare.net të tregon disa arsye pse ndonjëherë duhen armiqtë në jetë.
Shiko më poshtë!
1. Mësim praktik për të menaxhuar zemërimin
Për të qenë të sinqertë, armiqtë të ndihmojnë të menaxhosh zemërimin. Kur ti je i bindur se armiku yt të ka zemëruar pa masë, atëherë ti gjithashtu ke arritur të menaxhosh zemërimin tënd. E pra, armiqtë janë terapia që ju keni nevojë, por që nuk të duan. Ata të urrejnë ty, ndërsa ti menaxhon zemërimin fare mirë.
2. Mundësi për konkurrencë të shëndetshme
Ti mund të mos e dish, por rivali yt më i madh është armiku. Gjithmonë përpiqu të mos bëhesh versioni më i keq i vetes, për shkak të tyre. Dritare.net ju këshillon të konkurroni pa dëmtuar veten dhe moralin tënd.
3. Komentet e tyre negative, do ju bëjnë të reflektoni
Është e vërtetë që armiqtë nuk ta thonë një fjalë të mirë, por ekziston një shans që ky armik po ta thotë një të vërtetë. Sa herë dëgjon diçka të keqe nga armiku, për veten, mendo me mençuri. E shikoni, armiqtë janë në një farë mënyre dhe terapeutë.
4. Armiqtë mund të jenë aleatë të fuqishëm
Ndodh që të bësh marrëveshje me armikun, vetëm për paqe, dhe kështu arrini të krijoni disa gjëra të përbashkëta dhe të veçanta. Armiku kthehet dhe në mik.
5. Mundësi për të kuptuar gjërat pozitive
Në mesin e gjërave negative, ti përpiqu të shikosh pozitiven. Ndonjëherë fakti që ti ke armiq, të bën të përqendrohesh në gjërat pozitive. Mos neglizho atë që është e rëndësishme në jetë. Armiku, të ndihmon të vlerësosh gjërat.
6. Mund të jetë vetëm një keqkuptim
Pasja e një armiku, nuk është gjithmonë e parrezikshme. Mbase duhet të shikosh se çfarë çoi në këtë armiqësi, mundohu të komunikosh me armikun dhe të sqarohesh. Keqkuptimet ndodhin.
7. Mësoheni të vlerësoni dhe dashurinë
Dashuria dhe urrejtja janë dy emocione të kundërta. Nëse ke armiq, ke dhe njerëz që të duan. Asnjëherë mos lejo që urrejtja e armikut, të zëvendësojë dashurinë e të tjerëve për ty.
8. A ke nevojë për urrejtje?
Armiqtë të sjellin emocione toksike, dhe krijojnë reagime të këqija tek ty, por në fund të fundit a ja vlen të urrehesh dhe të urresh njerëz? Urrejtja është e keqe, dhe ju duhet të përpiqeni ta largoni atë. Nuk ka jetë të qetë nëse ke shumë emocione negative, dhe urrejtja vetëm negativitet ka./E.B-dritare.net