7 rregulla mode, që duhet të ndiqni nga Meghan Markle

Meghan Markle u bë anëtare e familjes mbretërore në maj të 2018, dhe stili i saj i modës ka ndryshuar shumë. Kjo për shkak të kodit të veshjes së mbretërorëve, që është shumë i rreptë. Por pavarësisht kësaj, Meghan gjithmonë ka pasur shije të mirë për të qenë e bukur dhe elegante.

Dritare.net, në këtë artikull, ju sjell disa këshilla që do jenë të dobishme për ju, sa i përket modës.

1. Theksoni tonet e lëkurës

Kur keni një ngjyrë ezmere të trupit, vishni rroba të me ngjyrë të bardhë. Janë këto ngjyra që nxjerrin në pah tonin e lëkurës tuaj. Të njëjtën gjë bën dhe Meghan. Nëse e keni vënë re, ajo gjithmonë vesh rroba ngjyrë të hapur.

2. Fshihni të metat e trupit

Meghan nuk ka shumë forma trupore, por ajo gjithmonë në veshjet e saj nuk i nxjerr të metat. Veshjet e saj janë të stiluara në mënyrë të atillë që të tregojnë sikur ke një trup perfekt. Nëse dhe ju keni një të metë në trup, fshiheni atë, si Meghan.

3. Zgjidhni getat në mënyrë korrekte

Getat ose të nxjerrin mirë ose keq, varet si i zgjedh.  Meghan zakonisht vesh getat të njëjta me ngjyrën e veshjes. Natyrisht, kjo nuk funksionon me veshje të kuqe ose të zezë. E kemi fjalën për ngjyrat që nuk janë shumë të dukshme.

LEXO DHE :  Foto/ Grida Duma, nuk njihet më. Shikoni sa ka ndryshuar!

4. Mos injoroni rrobat me masë të madhe

Rrobat e gjera janë popullore, por në një familje mbretërore jo dhe aq. Meghan guxon shpeshherë me veshjen, duke thyer dhe rregullat e protokollit.

Kjo sepse Meghan pavarësisht se është anëtare e familjes mbretërore, do të ndjekë trendet e modës.  Ndaj dhe ju vajza, ndiqni trendet e Meghan, se ajo di çfarë vesh.

5. Zgjidhni pantallonat e duhura

Një palë pantallona të mira serioze do ju ndihmojnë në çdo situatë. Në takime zyrtare dhe në festa. Ju vetëm duhet të gjeni të përshtatshëm.

6. Guxoni të vendosni aksesorë

Vërtet mund të keni veshur një fustan të mrekullueshëm, por një aksesor do t’u shtonte sharmin.  Meghan zakonisht vendos syze. Ajo në mënyrë të përkryer kombinon veshjen me një kapelë dhe syze.

7. Mësoni të kombinoni aksesorët

Dukesha Meghan aksesorët gjithmonë i vë në dukje. Për shembull, kur ajo vesh fustan jeshil, çanta kafe është zgjedhja ideale për të./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.