7 mënyra si të mbani këmbët dhe duart ngrohtë, gjatë dimrit
Dritare.net
Pse këmbët dhe duart ftohen?
Mos u shqetësoni! Arsyeja pse duart dhe këmbët i kemi të ftohta në dimër, është sepse trupi i jep më shumë përparësi mbajtjes ngrohtë të organeve jetësore të brendshme si zemra e mushkëritë. Kjo bën që rrjedha e gjakut të reduktohet në skaje. Në duar dhe këmbë ndjejmë të ftohtë sepse kontakti me agjentin e jashtëm është më i madh dhe sëbashku me veshët, bëjnë që të mos rrjedhë shumë gjak në këto zona të trupit.
Ajo që ju duhet të bëni është;
1. Hani ushqime të shëndetshme për zemrën
Një mënyrë për t’u ngrohur nga moti i ftohtë është të hani ushqime të shëndetshme për zemrën. Ju duhet të hani ushqime si peshku yndyror, arra, vaj ulliri, frutat etj. Këto ushqime do ndihmojnë trupin që qarkullimi i gjakut të bëhet normalisht në çdo pjesë të saj dhe të rregullojë temperaturën në trup.
2. Flini me çorape
Nëse flini me çorapet veshur, ditë tjetër do ndiheni më ngrohtë. Këtë praktikë duhet ta ndiqni jo vetëm kur jeni sëmurë, por dhe kur gëzoni shëndet të plotë. Madje është mirë që të vishni në palë çorape të buta poshtë, dhe një palë tjera sipër. Është një metodë shumë funksionale.
3. Vishni doreza të duhura
Mos blini doreza të lira dhe që janë të bukura. Blini doreza funksionale dhe të duhura për dimër. Është një produkt që do ju mbajë ngrohtë në temperatura të ftohta dhe të akullta.
4. Mbani mjete ngrohëse me vete
Në ambiente të mbyllura, ju mund të keni shumë mundësi dhe hapësirë të uleni para zjarrit dhe të ngroheni. Po në lëvizje? Për këtë ka shumë vegla teknologjike që janë efektive për ditë të ftohta dimri. Ju mund të blini një të tillë dhe do kaloni një dimër të ngrohtë.
5. Shtoni erëza pikante në ushqim
Shtoni disa elementë pikantë në pije dhe ushqime, që të ndiheni më të ngrohtë. Erza të caktuara janë të njohura për aftësinë e tyre për të rritur temperaturën e trupit. Për shembull pak piper i zi, kanellë xhenxhefil apo hudhër, jo vetëm do i jap shije ushqimit, por dhe do rrisë nxehtësinë në trup.
6. Konsumoni gjëra të nxehta
Gjatë ditës duhet të pini një çaj të nxehtë, pasi ndihmon në shpërndarjen e barabartë të nxehtësisë në trup. Jo vetëm çaj, ;por dhe ushqimet të nxehtë, në mënyrë që të mbani trupin ngrohtë, sidomos kur jeni jashtë.
7. Stërvitje
Ju që bëni palestër e dini sesa ftohtë ndjeni kur nisni stërvitjen, dhe sesi bëheni qull në djersë më vonë. Dritare.net nuk po ju thotë të shkoni në palestër gjatë dimrit, për t’u ndjerë ngrohtë. Ajo që ne ju sugjerojmë është të kryeni lëvizjet themelore të ditës. Duke lëvizur me këmbë dhe pak shpejt, ju do ndiheni ngrohtë./E.B-dritare.net