7 Marsi, Xhaçka suprizë ish-pedagoges: Faleminderit për modelin e diturisë në Forcat e Armatosura
Dritare.net
“Unë jam e ndërgjegjshme, se mësuesve nuk u kemi dhënë aq sa ata meritojnë për punën e tyre të madhe. Megjithatë, më e pakta që mund të bëjmë, është që t’ju respektojmë gjithmonë dhe falenderojmë për gjithësa keni ndikuar tek ata që keni edukuar, për t’u bërë mbi të gjitha qytetarë të denjë të vendit tonë”, tha ministrja Xhaçka. Më herët ministrja e Mbrojtjes vizitoi Qendrën e Gjuhëve të Huaja ku uroi pedagogët.
“Brenda simbolikës që mbart mbi vete arsimimi i Forcave tona të Armatosura, krenaria juaj dhe jona përligjet e shumëfishuar, sepse dija që ju keni ushqyer tek brezat ka shkuar dhe shkon drejtpërdrejt për qëllimet më të larta që mund të ketë një popull dhe një komb, sikundër janë idealet e lirisë, pavarësisë, të dritës dhe diturisë”, deklaroi Xhaçka.
Ministrja garantoi mbështetjen e saj për reformimin e kësaj qendre, me shumë rëndësi për trajnimin dhe kualifikimin e efektivëve në uniformë.V.D.Dritare.net