7 gabimet që nuk ju lejojnë të dobësoheni shpejt!
Dritare.net
Dritare.net ka sjellë për ju 8 gabimet që bëni dhe që nuk ju lejojnë të dobësoheni!
-Ju i trajtoni të gjitha kaloritë në mënyrë të barabartë
Jo të gjitha kaloritë janë njësoj. 100 kalori te perimet, nuk është njësoj me 100 kalori te akullorja. Ato nuk kanë të njëjtin efekt në trup. Nëse doni të humbini në peshë ju duhet të mbani nën kontroll nivelet e insulinës, sugjeron dritare.net
Pra insulina që rritet nga sheqeri i akullores, apo nga yndyra e patateve të skuqura, nuk është e njëjtë, por sërish ato duhen të mbahen nën kontroll. Largojini këto ushqime nga dieta juaj, së bashku me brumërat apo ushqimet e tjera shumëkalorike.
-Ju besoni se, të hash shumë ushqim, do t’ju bëjë të dobësoheni
Dieta e agjërimit është e rëndësishme për t’u dobësuar. Agjërimi ul nivelet e insulinës më shumë se metodat, ose dietat e tjera të dobësimit. Agjërimi ndihmon trupin për të çliruar glukagonin dhe për të tërhequr energji nga qelizat tuaja, për shembull ato të yndyrës.
-Ju ende besoni se, të bësh kardio ju dobëson shpejt?
Ky mit nuk është i vërtetë. Por vetëm se ajo bëhet e mërzitshme, njerëzit vazhdojnë përpjekjet për t’u dobësuar me kardio. Lajmi i mirë është se, ka mënyra të tjera për dobësim, pa pasur nevojë të shpenzoni me orë të tëra. Mënyra më e mirë për të korrur suksesin nga kardio, është ta koordinoni atë me trajnerin e peshës, në palestër. Me disa seanca të caktuara në palestër, ju do të dobësoheni lehtësisht, këshillon dritare.net
-Mos besoni te reklamat e pilulave dhe ilaçeve dobësuese, ato nuk janë aspak të vërteta.
-Nëse ju nuk flini mjaftueshëm, mos prisni të dobësoheni. Gjumi ju ndihmon të dobësoheni lehtësisht. Madje ka rezultuar se, njerëzit kur flenë, harxhojnë më shumë energji dhe peshë, informon dritare.net
-Ju po stresoheni shumë. Stresi është një nga problemet më të madha te njerëzit e shëndoshë, por jo vetëm. Nëse ju jeni të shtresuar keni më shumë gjasë të hani ushqim, dhe pesha juaj nuk do të bjerë.
-Ju përpiqeni shumë për t’u dobësuar. Trupi ka nevojë për një ekuilibër të shëndetshëm të stërvitjes. Kur ju ushtroheni shumë, yndyra e trupit nuk bie. Kështu që dritare.net ju sugjeron ta merrni shtruar, mos të stresoheni edhe do të dobësoni shumë shpejt
Pra, që ta kuptoni, mos i bëni këto gabime, nëse doni të dobësoheni./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net