7 gabime që ju bëni me furrën e gatimit
Dritare.net
1. Lënia pa pastruar për disa ditë
Pastri i përditshëm i kuzhinë është më i fokusuar te enët sesa te furra, dhe është një zgjedhje e gabuar. Ju duhet ta pastroni menjëherë sapo ftohet furra, sepse më vonë jo vetëm që nuk pastrohet, por kur ju të gatuani diçka, gjithçka keni lënë pa pastruar do digjet dhe do nxjerrë tym.
2. Futja e ushqimeve të ngrira për t’u shkrirë
Ju mendoni se po kurseni kohe duke futur një pulë të ngrirë, të shkrijë në furrë, por kjo mund të çojë në një helmim të familjes pas ngrënies së pulës. E mira është t’i lini gjithmonë ushqimet e ngrira, të shkrijnë vetvetiu.
3. Vendosja e temperaturave gabim
Nëse vendosni gabim temperaturën, ushqimi juaj do gatuhet keq. Për të shmangur këtë problem, dritare.net ju sugjeron të ndiqni udhëzimet e përdorimit të furrës, ose të blini një termometër furre. Termometri i furrës do rregullojë temperaturën e sipas ushqimit.
4. Përdorimi i komandave gabim
Pasi të fusni një ushqim në furrë, përdorimi i komandave gabim do e gatuaj ushqimin keq. Dritare.net ju sugjeron që të përdorni komandën që përhap nxehtësinë në mënyrë të njëjtë në të gjithë furrën, në përjashtim të rasteve kur receta e tregon si duhet nxehtësia.
5. Lërini mbajtëset edhe kur furra vetë-pastrohet
Temperaturat e larta djegin çdo mikrob në furrë, prandaj kur ju vendosni furrën të vetë-pastrohet, atëherë lëreni dhe mbajtëset brenda. Ata do zbardhen dhe do pastrohen më lehtë sesa me ilaçe pastrimi.
6. Lënia e komandave pis
Kur jeni duke gatuar, normalisht komandat e furrës do bëhen pis. Ajo që ju duhet të bëni është t’i pastroni menjëherë sapo bëhen pis, dhe jo kur ajo thahet. Nëse nuk e pastroni menjëherë, do ju vështirësohet puna dhe do dëmtoni komandat.
7. Gatimi me letër kuzhine
Letra e kuzhinës nuk lejon ngjitjen e ushqimit, por nëse e vendosni në një nxehtësi të lartë, në furrë, ajo do të shkrijë dhe do ngjitet me ushqimin, ose dhe më keq, do marrë flak./E.B-dritare.net