6 vjeçari Alex, që çuditi Obamën dhe botën, është shqiptar
Dritare.net
Ai i dërgoi Presidentit Amerikan një letër që emocionoi jo pak njerëz.
Letra e tij i referohet historisë së një vogëlushi tjetër, por që jeton në anën tjetër të globit: Siri.
Fotoja e Omran përloti shumë njerëz, kur shtëpia e tij u hodh në erë nga një bombë.
Qëndrimi e vështrimi i tij stoik, ulur në karrigen e ambulancës, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale e mediet e të gjithë botës.
Preku zemrat e mijëra njerëzve, të rritur e të vegjël.
Edhe Alex u prek nga ai fëmijë, prandaj edhe vendosi t'i shkruaj njeriut më të rëndësishëm e më të pushtetshëm në botë, Presidentit Amerikan, Barack Obama.
Por Ambasada Amerikane na jep një detaj që na bën krenar si komb. Alex-i i vogël është fëmijë i dy prindërve shqiptarë që jetojnë në Nju Jork.
Ja letra e Alex për Obamën:
“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij.
Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte t’i jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.”
Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten. Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim. Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”/dritare.net