6 truke si t'i ktheni këpucët prej lëkure si të reja
Dritare.net
Dritare.net sot në këtë artikull do tregojë dias këshilla si ti rregulloni rrobat apo këpucët tuaj nëse ju dëmtohen.
Si t’i ktheni çizmet e grisura në të reja, me pak bojë dhe ngjitës
Edhe nëse mendoni se është e pamundur diçka e tillë, në fakt është shumë e thjeshtë me pak ngjitës dhe bojë.
Por si duhet vepruar?
Aplikoni një ngjitës me majën e kunji dhëmbësh duke e ngjitur me kujdes. Pastaj merrni një leckë të butë dhe shtypni fort në lëkurë për të mbajtur lëkurën në formën e duhur. Mbajeni në vend për 1-2 minuta.
Së fundi, gjeni një bojë lëkure ngjyra e të cilës është identike me ngjyrën e këpucëve tuaja dhe aplikojnei 2-3 shtresa në të.
Dhe mos i përdorni derisa të thahen.
Si të riktheni ngjyrën e çizmeve prej lëkure duke përdorur dyll
Për këtë rast ju mund të përdorni dyllin ngjitës, mundësisht që të përmbajë dyll blete që të jeni të sigurt për qëndrueshmërinë e lëkurës.
Si duhet përdorur?
Si fillim pastroni çizmet me një furçë. Pastaj aplikoni pak dyll ngjitës në një leckë të pastër pambuku dhe shpërndajeni lehtë mbi këpucët tuaja.
Duke përdorur një tjetër leckë të pastër pambuku, ngjyrosni dyll përsëri për të mbuluar çdo pjesë të zbehtë.
Lëreni për 10-15 minuta, pastaj aplikoni 2 ose 3 shtresa me të njëjtën ngjyrë mbi lëkurë dhe lëreni të thahen.
Si të hiqni gërvishtjet nga lëkura duke përdorur vajin e ullirit:
Vaji i ullirit mund ta bëjë të shkëlqejë lëkurën dhe të duket si e re. Kjo mund të duket jo e zakonshme, por duhet të dini se vaji i ullirit mund të përdoret vetëm në rastet kur lëkura e çizmeve është tharë vërtet shumë.
Si të përdorni vajin e ullirit:
Merrni një leckë të pastër pambuku dhe vendosni pak vaj ulliri në të.
Pastaj shpërndajeni lehtë në të gjithë sipërfaqen e lëkurës.
Lëreni të thahen mirë, nëse do shikoni se gërvishtjet nuk janë zhdukur duhet të bëni sërish të njëjtën gjë me pak pambuk të lyer me vaj ulliri lyeni sërish çizmet pasi të jenë tharë.
Si të hiqni një gërvishtje në lëkurë duke përdorur manikyrin e thonjve
Kur lëkura e këpucëve është lyer çdo ditë me llak, apo bojra jo të mira që e kanë kthyer lëkurën shumë të fortë, e vetmja mënyrë si ti rregulloni është të përdorni manikyrn e thonjve. Zakonisht lëkurat me shkëlqim kërkojnë shumë kujdes.
Si ta përdorim atë:
Tregoni kujdes duke zgjedhur ngjyrën e njëtë të manikyrit ashtu sic është dhe lëkura me shkëlqim, në mqnyrë që mos bëhet më keq se kaq. Pastaj lëreni të thahen. Ndërsa përsa i përket larjes së përditshme të këtyre këpucëve, duhet të merrni pak ujë të vakët, shtoni dhe larësin, në ujë dhe me një copë të butë pambuku mund t’i pastroni shumë lehtë
Si të pastroni këpucë lëkure duke përdorur pastë dhëmbësh:
Pasta e dhëmbë shërben për disa pastrime në shtëpi, edhe pse roli kryesor dhe i vetëm i saj është për larjen e dhëmbëve.
Por ju mund ta përdorni edhe për këpucët.
Shtrydhni një pastë dhëmbësh në një copë të pastër prej pambuku.
Përhapeni atë në këpucët tuaja dhe shpërndajeni lehtë në të gjithë pjesën e këpucëve. Pastaj pastrojeni me një leckë të pastër dhe do të shikoni ndryshimin.
Si të hiqni njollat nga lëkura duke përdorur uthull
Uthulla ëshët një nga produktet që bën mrekulli, pothuajse në të gjitha rastet kur duam të pastrojmë dicka. Merrni një copë të pastër pambuku lageni me uthull dhe përhapeni në të gjithë pjesën e lëkurës së çizmeve. Lëreni për disa minuta pastaj pastrojeni me një copë të lagur me ujë të pastër. Do shikoni që do bëhen si të reja vetëm në pak minuta./A.C/dritare.net