6 truke që do i kthejnë mobiliet tuaja si të reja

 

Ne jemi të vetëdijshëm se sasia e mbeturinave që prodhohet  por rritet çdo vit në varësi të blerjeve që ne bëjmë. Ne na ndodh që edhe mobiliet të na ndoten shumë si shkak i tyre, dhe na bën të mërzitemi duke mos gjetur një zgjidhje për t’i pastruar.

Por dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa këshilla se cilat janë mënyrat  më të mira për të pastruar shtëpinë.

Si të zhdukni yndyrën nga divani

Derdhjet e lëngjeve apo ushqimeve  janë një gjë normale në një  familje me fëmijë të vegjël. Por ju mos u mërzisni merrni një copë shkumësi të bardhë dhe aplikojeni mbi divanin ku ka yndyrë. Shkumësi ka veti thithëse dhe do ndihmojë që yndyra të dalë në sipërfaqe së bashku me pluhurin, pastaj pastrojeni të gjithë divanin me një leckë të pastër, të lagur, pasi të thahet s’do ta besoni rezultatin.

Ja si të pastroni mobiliet e drurit

Do ju duhet 1/4 filxhan vaj, 3/4 filxhan uthull, një leckë e pastër, me pak kaq përbërës dhe një leckë mobiliet tuaja të drurit do të bëhen si të reja.

Hiqni pikat e ndryshkut nga metalet

Ka disa truke që do ju ndihmojnë të largoni ndryshkun nga metalet. Mjafton që enët prej metali t’i vendosni në një tas me lëng limoni  për 5-10 minuta, pastaj pjesa e ndryshkur do jetë më e lehtë për tu pastruar.

LEXO DHE :  Ja pse Basha, Berisha e Kryemadhi nuk kanë ndërmend t’i dorëzojnë mandatet!

Rivendosni një lëkurë të re divanit që ta shndërroni atë

Ju ndodh të gjithëve që divanet prej lëkure pas disa vitesh të grisen, thërrmohen apo grisen. Mos u shqetësoni, juve ju mjafton sërish një lëkurë e re, bazën e divanit e keni dhe shumë thjeshtë mund ta montoni edhe vetë në shtëpi.

Mbuloni sipërfaqet e dëmtuara me bojë

Jo vetëm në familjet ku ka fëmijë por ndodh dhe në familje të  tjera ku mobiliet fillojnë të dëmtohen si pasoje e shumë faktorëve. Nuk keni pse shqetësoheni sepse nëse një mobilie dërrase ka filluar të humbasë pamjen që ka pasur gjithmonë, ju mund ta ktheni atë si në të re nëse e lyeni me ngjyrën tuaj të preferuar.

Bëni mobiliet tuaja të vjetra më elegante

Kohët ndryshojnë, por edhe teknologjia ndryshon shumë  më shpejtë se ne e imagjinojmë. Por nuk është e thënë që ju të ndryshoni mobiliet sa herë dalin koleksionet më të reja. Nëse keni rafte, apo mobilie të tjera që duken të vjetra, me pak kreativitet ju mund t’i ktheni ato në elegante sipas shijeve që keni.

Asgjë nuk është e pamundur, mund të keni shumë gjëra në shtëpi që mund t’i ktheni në unike nëse do ju kushtoni vetëm pak kohë dhe vëmendje./A.C/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.