6 shenja të tensonit të lartë që duhet të njihni

Tensioni i lartë, ose hipertensioni, njihet ndryshe si vrasësi i heshtur. Kjo sëmundje karakterizohet nga përplasja e gjakut në enët e gjakut më tepër nga sa duhet. Kjo përplasje mund të sjellë dëmtimt të enëve të gjakut dhe të lejojë formimin e pllakave, duke bllokuar arteriet dhe duke penguar organizmin të ushqehet me gjakun dhe oksigjenin që i nevojitet.

Por, si ta kuptoni që vuani nga tensioni lartë, veçanërisht nëse nuk jeni të njohur me këtë sëmundje?
Tensioni i lartë është shpesh i padetektuar tek gratë, pasi mendohet ende si një “sëmundje burrash”. Shanset që gratë të vuajnë nga kjo sëmundje janë të barabarta me ato të burrave. Për të kuptuar riskun që mund të keni për zhvillimin e kësaj sëmundjeje, dhe nëse duhet të kërkoni trajtim, lexoni më poshtë shenjat të cilat duhet t’i keni parasysh:

1. Shifrat duhet të jenië 130/80
Tensoni juaj nuk duhet të jetë më i lartë se 130 me 80. Nëse i kapni këto shifra 3 herë rresht, shkoni vizitohuni tek kardiologu.
2. Prindërit tuaj mund të vuajnë nga tensioni
Pyesni prindërit, motrën, vëllain dhe gjyshërit tuaj. Ju jeni në risk të rritur për të vuajtur nga tensoni i lartë nëse ndonjë prej familjarëve tuaj ka pësuar atak kardiak përpara moshës 45-vjeçare.
3. Ju dhemb koka
Shpesh, personat me tension të lartë kanë dhembje koke kronike ose mjegullim të kokës.
4. Keni fryrje barku, por e shkuara në banjë nuk ju ndihmon
Tensioni i lartë është shpesh I lidhur me diabetin dhe sëmundjen e veshkave. Kushtojini vëmendje zakoneve të uronës dhe nëse nuk janë normale, bëni një vizitë.
5. Papritur ju është përkeqësuar ndjeshëm shikimi
Tensioni i lartë mund të dëmtojë enët e gjakut në sy, gjë që shkakton enjtje të tyre.
6. Ju merret mendja apo keni problem me mbajtjen e balancës
Ndjesia e papritur e marrjes së mendjes mund të jetë një shenjë e hershme e hemorragjisë të shkaktuar nga tensioni i lartë./I.M- Marrë nga instagram: suogjmbretereshageraldine

LEXO DHE :  Ja çfarë ndodh me ju, nëse hani boronica çdo javë!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.