6 shenja që tregojnë intolerancën ndaj ushqime të zakonshme
Dritare.net
Duhet të dini se intoleranca e ushqimit dhe alergjia e shkaktuar nga ushqimi nuk është e njëjta gjë.
Në përgjithësi, simptomat e intolerancës së ushqimit nuk janë kërcënuese për jetën, por janë mjaft të pakëndshme. Ndonjëherë simptomat e intolerancës ushqimore mund të jenë kaq të lehta saqë as nuk e kuptoni se keni intolerancë.
Dritare.net ka përgatitur sot në këtë artikull një listë, të llojeve më të zakonshme të intolerancës ushqimore dhe simptomat e tyre tipike.
Janë shenja të zakonshme që tregojnë se vuani nga një intolerancë ushqimore, por ju mund të mos e dini.
Dhimbje barku
Diarre
Gazrat
Rrahje të shpejta të zemrës
Ankth
Pagjumësi
Nervozizëm
Shqetësim
Është e rëndësishme të kuptojmë se cilat ushqime ju japin më shumë siklet që të gjejmë edhe arsyen pse kemi probleme.
Bulmet
Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës nuk mund ta tresin laktozën, në ushqimet si sheqeri dhe qumështi.
Simptomat e zakonshme:
Dhimbje barku
Diarre
Gazra
Nëse kuptoni që keni intolerancë ndaj laktozës, shmangni produktet e qumështit duke përfshirë gjithashtu gjalpin dhe akulloret. Por shpesh, njerëzit me intolerancë laktoze nuk kanë problem me disa lloj djathrash.
Kafeina
Nëse mendoni se kafja është produkti i vetëm që përmban kafeinë, e keni shumë gabim. Kafeina gjithashtu mund të gjendet në çaj, sodë, pije energjie dhe çokollatë. Por ju përpiquni të mos pini shumë kafe.
Simptomat e zakonshme:
Rrahje të shpejta të zemrës
Ankth
Pagjumësi
Nervozizëm
Shqetësim
Nëse kuptoni se keni intolerancë kafeine, kufizoni ca gota çaj dhe kafet që pini gjatë ditës.
Teshtima
Mos u shqetësoni nëse ju zë shumë shpesh teshtima, dhe ndiheni në siklet nga njerëzit që keni përreth. Zakonisht shkatohet nga pluhurat, insektet apo bateret që mund t’i keni afër. Por zakonisht në varësi të njerzve shkaktohet nga një gamë e gjerë ushqimesh, si fruta, perime, çaj, kafe, erëza, arra dhe mjaltë.
Simptomat e zakonshme:
Ju zihen hundët
Astmë
Diarre
Probleme me zorrëve (kolit)
Urtikarie
Shmangni ushqimet si erëza, kafe, rrush të thatë dhe portokall.
Aknet
Ka shumë lloje të ndryshme të akneve dhe mund të shkaktohen nga frutat, çokollata, peshku i tymosur, mishi i kuq, djathi, uthulla, birra dhe vera.
Simptomat e zakonshme:
Skuqje e lëkurës
Dhimbje koke
Urtikarie
Të kruara
Ankth
Dhimbje stomaku
Diarre
Presion të ulët të gjakut
Nëse kuptoni që keni këtë problem me aknet, përpiquni të eliminoni ushqimin që përmendëm më lartë. Gjithashtu ju mund të merrni një ilaç me rekomandimin e mjekut që t’ju ndihmojë.
Fruktoza
Fruktoza është një lloj sheqeri që gjendet në fruta, perime dhe mjaltë. Për disa njerëz, fruktoza nuk nuk është efikase sepse shkakton parehati.
Simptomat e zakonshme:
Përtesë
Lodhje
Gazra
Të përziera
Nëse ju mendoni se ju mund të keni një intolerancë fruktoze, shmangni ose eliminoni sodën, mjaltin, lëngun e frutave, mollën, bustanin, qershitë dhe dardhat./A.C/dritare.net