Arrestohen 6 policë në Kakavijë, ja për çfarë akuzohen!
E Enjte 20 Shtator 2018, 16:04
Dritare.net
Ndërkohë, mësohet se, 6 policët e arrestuar akuzohen për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm në kufi.
SHÇBA, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ka bërë të mundur arrestimin dhe shkatërrimin e kësaj veprimtarie të ushtruar nga 6 policët dhe disa shtetas, në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Të arrestuarit nga SHÇBA-ja janë këta 7 persona:
- Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Besnik Sinani, nga Fieri./K.C/dritare.net