6 momente të çuditshme të takimit Trump-Kim

E gjithë vëmendja mediatike në mabrë botën me datën 12 ka qenë në takimin mes Presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un.

Por, nga ky takim i cili është monitoruar me detaje nga të gjithë, kanë dalë edhe 6 gjërat më të çuditshme.

  1. Plazhet

Para se të bëhej president, Donald Trump ishte i njohur për perandorinë e tij të pronave të pafundme.

Ishte një moment i çuditshëm të dëgjoje Trump teksa lavdërotne plazhet e Koresë së Veriut.

“Ata (Koreja e Veriut) kanë plazhe të mrekullueshme”-tha Trump.

    1. Poza për foto

Para se të dy udhëheqësit të uleshin për një drekë pune, Trump iu drejtua fotografëve: ”Të marrim një pozë të mirë, të gjithë? Pra, ne dukemi bukur, të bukur dhe të hollë?”

Por, Kim Jong nuk reagoi fare, sepse ai nuk e ka kuptuar përkthimin.

  1. Videoja e ­çuditshme
    /li>

Para se presidenti amerikan të jepte një konferencë për shtyp, gazetarëve iu tregua një video e pazakontë katër minutëshe në gjuhën koreane dhe angleze.

 

Në një sfond me muzikë të tensionuar dhe imazheve të forta, dëgjohej një zë që thoshte: “A do të zgjedhë ky lider për të çuar përpara vendin e tij … A do të shtrëngojë dorën e paqes dhe do të transmetoj begati siç nuk e ka parë kurrë? … Cila rrugë do të zgjedhë?

  1. “Bisha”   
LEXO DHE :  Receta e jetës/ Gjërat që do t'ju bëjnë të lumtur!

Trump vendosi t’i tregojë liderit komunist makinën e tij luksoze.

Bëhet fjalë për limuzinën presidenciale, që njihet ndryshe me emrin “Bisha”.

Lideri koreano-verior buzëqeshi, teksa po shishte makinën që kushton 1.6 milionë dollarë.

Ajo është projektuar për t’i mbijetuar sulmeve ushtarake dhe atyre kimike.

  1. Stilolapsët

Stilolapsët  e paraqitur fillimisht për nënshkrimin e dokumenteve ishin të zeza dhe mbanin firmën e Presidentit Trump .

Por në momentin e fundit, motra me ndikim e Kim Kim Jong-un ndërroi stilolapsin e liderit të Koresë së Veriut për një stilolaps tjetër.

Siguria për udhëheqësin e Koresë së Veriut ka qenë e lartë gjatë gjithë udhëtimit, por është e paqartë nëse Stilojlapsët  janë ndërruar për arsye sigurie ose politike.

  1. Lotët

Ndërsa interesi në takim ishte i lartë, një njeri dukej më shumë emocional se shumica.

Ish ylli i basketbollit Dennis Rodman, i cili ka vizituar pesë herë Korenë e Veriut, ishte dukshëm i emocionuar kur fliste për takimin mes dy udhëheqësve.

Ai tha se kishte marrë “kaq shumë kërcënime me vdekje” për kontaktet e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, por shtoi: “I mora të gjitha ato kërcënime, mora gjithçka, mora gjithçka … dhe unë jam ende në këmbë”.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për të gjithë … Unë jam kaq i lumtur”, shtoi ai./ Isa Myzyraj-Dritare.net/ BBC

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.