6 këshilla për të pasur një shtatzëni më të lehtë në stinën e nxehtë të verës

 

Periudha e shtatzënisë është e vështirë në çdo stinë të vitit, por gjatë verës është më e lodhshme si nga ana fizike dhe nga ana psikologjike. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” më poshtë ju sjell disa këshilla sesi mund t’i përballoni këto ditë të nxehta vere dhe t’jua bëjnë pritjen e fëmijës  më të ëmbël.

Ujë. Duhet të pini sa më shumë ujë në mënyrë që të mbani trupin e hidratuar. Kjo është e rëndësishme për ju dhe bebin. Mundohuni të konsumoni deri në 2 – 2,5 litra ujë në ditë. Kjo mund të jetë dhe në formën e lëngjeve të freskëta të frutave apo çajrave bimorë. Sigurohuni që të keni gjithnjë një shishe ujë me vete sa herë që dilni jashtë.

Temperatura e trupit. Duhet të mundoheni ta mbani nën kujdes temperaturën e trupit, pasi temperatura e lartë mund të krijojë anomali tek fetusi. Freskojeni trupin herë pas here dhe qëndroni në vende të freskëta.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 19 qershor 2018

Ushqimi është mjaft i rëndësishëm. Duhet të ushqeheni shëndetshëm duke ngrënë nga pak disa herë në ditë e duke përfshirë në dietën tuaj ushqimore sa më shumë fruta dhe perime të freskëta e të stinës.

Veshja. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me veshjet që zgjidhni. Përdorni rroba pambuku, të lehta e që ju mbajnë freskët, duke lënë mundësi ajrit të qarkullojë. Shmangni daljet në orët e nxehta të drekës. Dilni herët në mëngjes deri nga ora 10:00 – 11:00 dhe në orët e vona të pasdites pas orës 18:00.

 

Këmbët. Sigurohuni që në momentet kur shtriheni apo uleni t’i mbani këmbët pak lart duke vendosur jastëkë poshtë këmbëve. /Dritare.net/

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.