6 gjëra të frikshme që ju ndodhin, nëse hani thonjtë

Kafshimi, ngrënia e thonjve gjithmonë ka qenë një ves i keq për shumë njerëz. Përveç të tjerash, ngrënia e thonjve është e rrezikshme për shëndetin. Sigurisht që ngrënia e thonjve nuk është diçka e mirë, por thjesht një ves, i fituar që në moshë të vogël. Nëse ju i hani thonjtë, ky është një fikim i adoleshencës, i cili më vonë kthehet në një ves të rrezikshëm për shëndetin.

Onikofagia (Onychophagia) është një ves i pakontrollueshëm, që shumë njerëz e dinë se e kanë. Dritare.net ka sjellë për ju 6 gjëra të rrezikshme, që ju ndodhin ju nëse hani thonjtë vazhdimisht.

 

Mund të çojë në infeksion të lëkurës

Një dermatolog amerikan, thotë se, ngrënia e thonjve rrit rrezikun për t’u prekur nga ndonjë virus bakterial në lëkurë. Mund të keni skuqje, ënjtje ose qelb në lëkurë, ose thua. Prandaj dritare.net ju sugjeron të përdorni një antibiotikë për të shmangur kështu edhe përhapjen e tij.

Mund të çojë në shfaqjen e artritit

Nëse infeksioni bakterial del jashtë kontrollit, kjo mund të shkaktojë dëmtim të nyejve të dorës, dhe si përfundim në shfaqjen e artritit.

LEXO DHE :  Ja për çfarë ushqimi njihet Shqipëria te të huajt!

Shkakton deformim të thonjve

Nga ngrënia e vazhdueshme,  mund të deformoni edhe formën e thoit. Sipas mjekëve ky dëmtim mund të jetë i përkohshëm ose përgjithmonë, informon dritare.net

Mund të shkaktojë herpesin te gishtat tuaj

Dy ekspertë mjeko-ligjorë amerikanë kanë theksuar se, kontakti i thoit me gojën, mund të çojë në shkaktimin e ndonjë virusi si herpesi, jo vetëm te gishtërinjtë, por edhe në të gjithë trupin.

Mund të dëmtoni dhëmbët

Kur ju përpiqeni të këputni thonjtë më dhëmbë, ata mund të thyhen, e keni menduar ndonjëherë këtë?

 

Ngrënia e thonjve mund të ndikojë edhe në kafshimin tuaj

Nga presioni ose vesi që keni krijuar nga ngrënia e thonjve, mund të kafshoni edhe veten në mënyrë të pavetëdijshme. Mund të kafshoni, gjuhën, buzën ose gishtat tuaj. Prandaj dritare.net ju sugjeron të bëni kujdes me veprimet tuaja. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.