The Azores,Portugali
Një vend që njihet si Havana e Europës. Një natyrë e cila ka lidhur tre kontinente, Afrikën, Europën dhe Amerikën por që ky ishull nuk është njohur nga askush deri në shekullin e 15-të. E përbërë nga liqene në formë vullkani ky vend ka tërhequr vizitorët si për natyrën ashtu edhe për aktivitetet që zhvillohen aty. Në këtë vend aktiviteti që mund ta bësh më me shumë qejf është të ulesh dhe të shikosh pamjen e këtij vendi për orë të tëra.
Asturias & Covadonga Content, Spanjë
Një nga vendet që nuk është vlerësuar në Europë është edhe Asturia që ndodhet në very të Spanjës. Një rajon I Spanjës që ka vend të rëndësishëm në histori tërheq me punimet që janë bërë në këtë zonë. Asturia tërheq me detin që është si Kristal dhe me plazhet e buura. Gjëja më e mirë që mund të bësh në këtë vend është të dalësh për vrap, të ngjitesh me bicikletë në mal dhe të shijosh bukuritë e natyrës.
Menton,Francë
Një vend që është pranë zonës së luksit dhe popullore të Francës që është d’Azur. Edhe pse ndodhet midis dy vendeve kryesore Monaco dhe Nice, ky vend prapë vazhdon të jetë një rajon I fshehur. Një vend që organizon festën e Limonit dhe në cdo cep të këtij qyteti mund të dëgjosh aromën e agrumeve.
Perast, Mali I Zi
Gjatë gjithë historisë vendi që ka tërhequr më shumë vëmendje dhe që ka qenë pika kryesore për tu bërë pronar ëshë qyteti I Perast dhe ndodhet në bregun e detit të Kotorrit në Malin e Zi. Një vend që ka humbur në histori, por që me luksin dhe stilin e jetesës që ka del në plan të parë. Është vetëm me një rrugë kryesore por që në të ka 16 kisha dhe 17 rezidenca.
Cape Kolka, Letoni
Një vend që është përdorur nga ushtria sovjetike por që kohët e fundit po tërheq vëmendjen me bukurinë e saj. Ky vend bashkon detin Baltik me Rigën e Korfuzit merr një vend të vecantë në hartë.
Një fenomen natyror që ka ky qytet është se në të ulen shumë shpendë shtegtarë dhe që krijohet një pamje e bukur. Lindja dhe perëndimi I diellit jaë dy aktivitete që nuk duhen humbur në bregdet.
Alberobello , Itali
Një vend që ndodhet afër Puglias në Italinë e veriut falë arkitekturës së shtëpive ka fituar titullin nga UNESCO si pasuri mbretërore. Nga dy anët e rrugës ndodhen shtëpi dhe në mes ndodhet nje rrugicë e ngushtë. Shtëpitë janë aq karakteristike saqë mund të njihen kudo./M.S-Dritare.net