6 arsye mjekësore, pse nuk duhet ta injoroni urthin!
Dritare.net
Nëse jeni shtatzënë, hani ushqim djegës, hani shumë, ose thjesht po rrini dhe për një moment ke një djegie në gjoks, epo duhet bëni kujdes. Zakonisht nuk ka asgjë për t’u alarmuar, por ama ka disa raste kur ju nuk duhet t’i injoroni.
Dritare.net sjell për ju 6 arsye mjekësore se pse nuk duhet ta injoroni urthin.
- Urthi mund të paralajmërojë një sulm në zemër
Nëse gjoksi juaj djeg, kjo mund të jetë një arsye ose simptomë e sulmit në zemër. Kur ju keni dhimbje në zemër, ose urth kjo vjen si pasojë e uljes së presionit të gjakut. Nëse ju keni djegie vazhdimisht, ose dhembje, dritare.net ju këshillon të bëni një vizitë te mjeku.
- Djegia me të vërtetë mund të vijë ngaqë ju keni gur në tëmth
Nëse ju keni gur në tëmth, mund të keni edhe simptomën e urthit Një gur, që bllokon tëmthin, mund të shkaktojë dhimbje të mesit, ose poshtë barkut. Shpesh dhimbja ndodh pasi ju jeni ushqyer.
- Urthi mund të jetë një shenjë e GERD-it
Njerëzit me GERD shpesh kanë dhimbje në krahun e zemrës, por kjo simptomë është një problem edhe më i madh. GERD-i është një sëmundje kronike e sistemit të tretjes dhe ndodh kur acidi i stomakut rrjedh sërish në ezofagun tuaj. Kjo rrjedhje irriton ezofagun, duke shkaktuar GERD, ose një djegie.
Nëse ju jeni duke përjetuar një GERD, ose si ta themi ndryshe gogësimë të hidhët, dritare.net ju sugjeron të vizitoheni patjetër te mjeku.
- Urthi mund të shkaktojë edhe ulcerën në stomak.
Ulcera e stomakut është një plagë që gjendet në shtresën e stomakut. Dhimbja nga ulcera mund të ndihet sipër barkut, në gjoks etj. Nëse nuk trajtohet si duhet, ulcera mund të çojë edhe në gjakderdhje, një vrimë në muret e stomakut ose bllokim të stomakut dhe zorrës së hollë.
- Urthi mund të jetë për shkak të një hernie hiatale
Diafragma juaj normalisht ka një hapje të vogël përmes së cilës ezofagu juaj kalon për në stomak. Një hernie hiatale ndodh kur stomaku juaj shtyhet deri në vrimën e diafragmës suaj. Kjo hernie gjithashtu mund të shkaktojë nxjerrje ushqimi, acid në ezofag dhe për pasojë edhe urthin.
Nëse ju keni këto shenja, nuk duhet t’i injoroni. Dritare.net ju sugjeron të bëni një vizitë te mjeku, nëse doni të jeni të shëndetshëm.
- Urthi mund të shkaktojë edhe kancer
Rrallëherë, urthi mund të jetë një shenjë e kancerit në stomak ose ezofagut. Nëse keni pasur urth të përhershëm ose vështirësi në gëlltitjen e ushqimit për tre javë ose më shumë, duhet të shihni një mjek. Shenja të tjera mund të përshijnë vështirësi në gëlltitje, humbje peshe e pashpjegueshme, neveri dhe vjellje, dhimbje dhe siklet në stomak./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net