Çfarë ngre hije të forta dyshimi është edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesmarrje në evente në Uashington D.C, që ‘Biniatta Trade LP’ duhet t’ja paguajë “Muzin Capitol Partners”, e cila merr përsipër planifikimin e takimeve.
Sipas BIRN, kontrata nuk e përmend Partinë Demokratike, ajo ka si qëllim për të deklaruar promovimin e rolit të bizneseve shqiptaro-amerikane në SHBA dhe promovimin e marrëdhënieve financiare dhe të tregtisë midis Shqipërisë dhe SHBA.
Këtu fillon gjithçka: Në deklaratën e “Muzin” për departamentin e drejtësisë amerikane, nuk thuhet se kush e ka porositur promovimin e Shqipërisë përmes kompanisë “Biniata”.
Por ama, “Biniata” që po i kërkon asistencë “Muzin”-it, është e njëjta kompani që më parë i ka kompensuar kësaj të fundit plot 150 mijë USD, për aktivitetet që “Muzin” ka ndërmarrë në shërbim të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Të dhënat e raportuara më 14 nëntor nga ‘Muzin Capitol Partners” në Departamentin e Drejtësisë tregojnë se “Biniatta Trade LP” e ka kompensuar atë me një vlerë prej 150 mijë USD për aktivitetet e ndërmarra në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për të promovuar lidershipin konservator në Shqipëri dhe marrëdhëniet e biznesit mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
Pra Pyetja që lind është se në emër të kujt u nënshkrua kjo marrëveshje me kosto 500 mijë USD midis “Biniata” dhe “Muzin”?
Pse pikërisht “Biniata” ajo që merr përsipër të promovojë Shqipërinë, duke kërkuar asistencën e “Muzin”?
Takimet që sipas kontratës do zhvilloheshin me zyrtarë amerikanë për promovimin e Shqipërisë, mos ndoshta janë shfrytëzuar për të tjera qëllime?
Nga erdhën 500.000 dollarët?
Të gjitha gjurmët të çojnë te Partia Demokratike, për shërbimet ndaj së cilës, “Biniatta Trade LP” e ka kompensuar “Muzin Capitol Partners” paraprakisht, me një vlerë prej 150 mijë USD.(m.f) /Lexo.al