50 vjetori i lindjes së Dritan Hoxhës, ja surpriza e Top Channel!
E Martë 16 Tetor 2018, 15:03
Dritare.net
Sot inaugurohet Studio Nova, investimi më i ri në Top Channel. Një hapësirë gjigande prej 1800 m2 që do të shërbejë si studio për rreth 20 programe të këtij sezoni televiziv dhe të atij që pason. Gjithashtu, inaugurohen tetë studio të tjera të reja.
Anabel.al zbulon një tjetër investim akoma më madhor në këtë vit ndryshimesh. Dikur, shtëpia e “Big Brother Albania” ndodhej në Autostradën Tiranë – Durrës. Sezonin e ardhshëm, shtëpia dhe studioja e “Big Brother VIP” do të gjenden në brendësi të Studio Nova. Gjithçka po bëhet nga e para./Anabel/