5 vlera të rreme që shoqëria moderne po na imponon

Gjatë viteve që fëmijët fillojnë të kuptojnë, kërkojnë të rriten sa më shpejtë duke menduar se gjërat do të jenë më të lehta nëse je i rritur. Por në fakt është shumë e gabuar. Në familje ke më shumë përgjegjësi, si për vajzat dhe për djemtë prindërit kërkojnë që të kenë nipër e mbesa. Çdo ditë e më tepër angazhimet shtohen.

Dritare.net sot në këtë artikull ju tregon se ndonjëherë jemi të bllokuar si shkak i mungesës së informacionit psikologjik. Prandaj më poshtë do të lexoni 5 vlerat e rreme që shoqëria moderne na imponon.

Një person i suksesshëm duhet të ketë një makinë, një apartament dhe iPhone më të fundit

Shoqëria e sotme promovon në mënyrë aktive jetën për hir të kënaqësisë që duhet të ndjehet kryesisht nga konsumimi, blerja e pajisjeve të reja, parfumeve më të shtrenjta. Në të njëjtën kohë, ata na imponojnë një model për sjelljen e fëmijëve. Edhe blerja e iPhone-it më të fundit nuk tregon nivelin tuaj, apo blerja e një makine të shtrenjtë do ju bëjë ta parkoni në garazh dhe mos ta nxirrni më që që aty sepse mund të mos keni para mjaftueshëm për shërbimet e saj.

Pse duhet të imitosh një njeri të famshëm?

Psikologët e përshkruajnë këtë fenomen, imitimin e stilit të jetës, nga  grupet  tjera shoqërore, si shkatërrimtare të karakterit të individit. Këto përpjekje për të imituar yjet televizivë dhe biznesmenët të cilët kanë shumë para për të plotësuar tekat e tyre, ndikojnë negativisht te një vajzë qyteti apo periferie që nuk ka mjaftueshëm para për një fustan apo sandale kaq të shtrenjta.

 Unë nuk mund të jetoj pa Instagram

LEXO DHE :  Flakët e zjarrit përfshijnë masivin e pishave, në Elbasan

Dritare.net ka sjellë edhe shumë shembuj të tjerë ku duket qartë dallimi mes jetës reale dhe jetës së Instagramit. Fotot e bukura nëpër mediat sociale janë shumë të suksesshme por në fakt janë një mënyrë e mirë për të mashtruar njerëzit. Kjo lloj gënjeshtre ju verbon sytë të rinjve duke menduar se jeta e tyre është e përsosur.

Psikologët kanë një mendim tjetër për këtë, ata besojnë se njerëzit që duan të tregojnë jetën e tyre kanë zhvilluar karakteristika narcise, ndërsa ndjekësit në llogaritë e tyre mund të fillojnë të vuajnë nga zilia dhe madje të kalojnë në depresion.

Unë po përpiqem jem  një nënë e mirë

Prindërimi është një problem që vazhdon të ekzistojë akoma te nënat e reja. Nëse nuk jeni të lodhur, ju nuk jeni një nënë e mirë. Kjo është motoja e jetës që shumë gra përshtaten pasi kanë një fëmijë. Përkushtimi i nënave ndaj fëmijëve çon deri aty sa lënë edhe veten pas dore.

Psikologët dhe mësuesit tashmë ndihen të alarmuar nga kjo, duke theksuar se për shkak të prindërve që sot janë kaq kërkues, fëmijët e këtij brezi nuk do të jenë në gjendje të marrin vendime të pavarura ose të përqendrohen në studimet e tyre.

2 orë para pasqyrës dhe tani jam gati!

Gratë moderne kanë rënë mes dy zjarresh. Nga njëra anë duan të ruajnë  bukurinë natyrale dhe nga ana tjetër kërkojnë më pak produkte kozmetike.

Për këtë arsye, gratë po fillojnë  të refuzojnë  produktet kozmetike  kohët e fundit, duke mos ndier frikë nga bukuria e tyre natyrale dhe duke kursyer kohën e tyre të çmuar që më parë ia kushtonin pasqyrës ./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.